Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të ministrit të Brendshëm turk, Süleyman Soylu.
Gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme, ministri Soylu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim i cili sipas tij, mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e madhe të faktorit shqiptar në Turqi.
Më tej z. Soylu e vuri theksin në krijimin e një klime më të ngushtë komunikimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilat kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.
Jemi i vetmi shtet në Evropë që ndëgjojm hallet dhe telashet e turqve.
Ka ardhur koha kur te gjithe shqiptaret te vetdeklarohen turq. Vetem islami do ta shpetoje shqiperine perndryshe do asilimohemi ne grek ose serb.
de facto muslimon brothers jane turq,kshq nuk ka nevoj per deklarim……………gezuar ramazonin!
Mirditoret kane qene nkrah te Alipashes