Tragjedi në Shkodër, mbyten 4 persona në liqen

3 Shkurt 2019, 19:30Kronika TEMA
Tragjedi në Shkodër, mbyten 4 persona në liqen

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodër nga moti i keq, pasi 4 persona janë mbytur në liqen.

Sipas raportimeve të para mësohet se  4 persona, 3 anëtarë të një familjeje, dhe një djalë nga Podgorica,  janë mbytur në liqen teksa po udhëtonin me varkë, për shkak të një stuhie që u përmbysi varkën në të cilën ndodheshin.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti”, pa dhënë detaje të mëtejshme, se një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për 3 trupat e tjerë.

Sipas një dëshmitari, konkretisht janë mbytur një cift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, si dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte. Varka, e cila i ishte drejtuar ManastIrin Vranjina, kishte në total 9 persona. Pesë prej tyre raportohet se duke notuar, kishin arritur të dilnin në breg.

Era e fortë që ka përfshirë të gjithë vendin ka përmbytur varkën dhe kanë lënë të vdekur 4 anëtaret e një familjeje.

3 komente në “Tragjedi në Shkodër, mbyten 4 persona në liqen”

  1. mik says:

    Nje ngjarje e rende esht shenuar sot ne liqenin e Shkodres, e jo ne qytetin e Shkodres !!
    Liqeni nuk asht qytet, e as nuk perfaqson qytetin !!

  2. H2O says:

    O Temaaaaaaa, po clidhje ka lajmi me qytetin e Shkodres?!?!
    Apo hajde marrim ca klikime me shume!!

  3. ali peza says:

    Apo ne Liqenin e Shkodres i cili ne me shume se gjysma gjendet ne territorin e Malit te Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje