LISTA/ Makina, apartamente dhe truall, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit që u arrestua në dhjetor

2 Shkurt 2019, 14:28Kronika TEMA

Prokuroria Shkodër ka sekuestrohen disa prona në pronësi të Bardhok Planajt, i arrestuar më 3 dhjetor 2018 për “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.

Prokuroria ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.

Pasurite e paluajtshme

U vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;
I.Pasuri të paluajtshme:
1)Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3704
2)Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
3)Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
4)Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
5)Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930
6)Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7)Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
8)Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
9)Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
10)Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
11)Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
12)Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
13)Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200
14)Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3204
15)Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16)Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.
17)Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087

II.Pasuritë e luajtshme

1)Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj

2)Automjet Volksvagen Golf.

3)Automjet BMW.

  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje