Safet Bajri është liruar për disa orë nga qelia. I shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve, ai është dërguar në Shkodër për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.
Lirimi i Bajrit për gati 6 orë u bë me një leje e veçantë nga Drejtoria e Burgjeve pas miratimit nga Prokuroria e Shkodrës
Mësohet se aktualisht pas përfundimit të ceremonisë mortore ai po kthehet në institucionin e vuajtjes së dënimit.