Edi Paloka ka ndihmuar në pastrimin e 5,5 milionë eurove, sekuestruar nga prokuroria në Lezhë

30 Janar 2019, 20:09Kronika TEMA
Edi Paloka ka ndihmuar në pastrimin e 5,5 milionë eurove, sekuestruar

Dy deputetë të Partisë Demokratike janë përfshirë në skemën e pastrimit të parave të një prej familjeve të akuzuara nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në Lezhe në vlerën 5.5 milion euro.

Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai i deputetit Bedri Hoxha, janë përfshirë në shitje të dyshuar si fiktive të disa apartamenteve.

Familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, para këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.

Sipas vendimit gjyqësor të dhënë në Lezhë, thuhet se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro.

Ndërsa Flamur Hoxhes, vellai i ish deputetit Bedri Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Është interesante se zoti Paloka nuk i ka në deklaratat e pasurisë këto apartamente dhe as të ardhurat e pabesueshme nga shitja e tyre.

Prokuroria dyshon se ato janë shitur fiktivisht me cmim të lartë për të justifikuar pastrimin e parave.

Paloka është deputet i zonës së Shëngjinit dhe njihet për lidhjet e tij personale me këtë familje.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara nga shteti shqiptar.

Prokuroria thotë në kërkesën e saj përpara gjykatës, se pasi ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci, i ka lindur dyshimi i arsyeshëm për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer.

Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm, ku më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë se përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vazja e çiftit të moshuar Voci.

Ndaj, për Prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.

16 komente në “Edi Paloka ka ndihmuar në pastrimin e 5,5 milionë eurove, sekuestruar nga prokuroria në Lezhë”

  1. Albann says:

    Si ka mare Paloka.Ai ka marre vetem vleren reale te asaj c ka shitur .Reston e ka depozituar ne zyrat e PD per te financuar bandat qe sot kane okupuar universitetet e neser do financojne kriminelet per te krijuar kaos.

    1. Kalec Dega says:

      Nje pjese te kesaj shume e investoi edhe ne Bunkerin e Rames…..se pikturat e Rames nuk mjaftonin pasi dhe betoni asht shtrenjtu shume …….

      1. Kalec pa vesh e pa sy says:

        U dhjefsh ne gjume o Kalec i shurdh i Berishajve

  2. Gjergji Thanasi says:

    Mero shkulja veshin gazetares/it, qe ka shkruar kete shkrimin, sepse Edi Paloka nuk eshte deputet i zones se Shengjinit. Paloka madje nuk eshte fare deputet ne Qarkun e Lezhes. Ai eshte deputet ne Qarkun e Durresit!

  3. Vlonjati says:

    Pathka pathtruar parate? Pthe, ithin pith?

    1. Rezi says:

      hahaha…i madh

  4. shqiptari says:

    thuthuqi thup thap esht njelloi si ropqirt te tjer ne parlament majtas e djathtas

  5. Franci says:

    Deputetet e PS duhet te dalin ne konference shtypi.E nese eshte e vertete ne baze te ligjit te dekriminalizimit te kerkojne heqjen e imunitetit per Paloken.Zgjohuni nga gjumi se ju kane vene perpara banditet e PD e LSI me sajesa e shpifje.

    1. Pantera says:

      E vertete , flene gjume , dhe flene ne kembe , ke shume te drejte kur thua qe i vune perpare idjotet e pd-se dhe hajdutet e lsi-se , me shpifje dhe mashtrime te paqena , thone qe historia perseritet …… me kujtohet fillimi , dhe se si enderat dhe cu vinte nder mend krereve te pd-se ibenein realitet shpifjet e paqena , skandale te landodhura , dhe me ato idjotlleqe erdhen dhe qeverisen per vite e vite , imagjinoni sikurte ishin te verteta ….

  6. Johani says:

    Jo palloka e luli neser do te dalin ne tv dhe do te deklarojne si çdo here se edhe keto 5.5 miljon euro ishin nuhatur nga policia dhe destinacion kishin Ballen por qe rastesisht jane shkuar tek palloka e sdo mend edhe te lulli,ndryshe me çfar do ti paguan lulli protestuesit e qadres me 31 shkurt! Keto jane keke te fituara me ndjerse,me mund e gjak ne lazarat,Dukagjin e çdo ku kishte droge e krim,ky eshte palloka qe çdo dite leh ne tv se si Rama,Balla,Tahiri e shume te tjere bejne shperlarje parash kurse ky eshte i shejt tersisht i mbytur ne krim,kriminel sakati.

  7. Komentuesi says:

    MIRE E KA Franci.PD-KE NUK KA FAKTE DHE PRODHON FAKTE TE PAVERTETA NE KINOSTUDJON E shqup-IT,KURSE PS-TE KA FAKTE REALE DHE NUK MERE MUNDIMIN T’I DENONCOI.Kjo tregon se ps-te ka deputet si pulat qe rrine ne qymez.

  8. zenelaj says:

    Ku e ka ps-ja ate policin Pjerin Ndreun qe do ta beje dhe kryetar bashkie .Pse nuk reagon ai bajlozi i detit,qe ben gam gam per peshqit e vegjel e sja mban prapanica te ndihet per seren e tij.Keta politikane duhen zhdukur nga faqja e dheut.

  9. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

    Po ca thoni more njerez,akoma se keni kuptuar qe kto bashke jane nje bande hajdutesh PS PD LSI.E fort kjo foto ???thoku thali avath the ja thave tapen nga mbrapa ??

  10. Berti says:

    I here jena tu punu me bo pare , ene mas anaj do boj jme jete

  11. piku says:

    Ata qe do hetojne dhe nuk do fusin ne burg kete plere jane plera per vete.

    Qeveria dhe Prokuroria kane ne dore nje fakt per te treguar qe ka filluar drejtesia. Nese se bejne, jane te perfshire

    ne kete mesele, ose do e shfrytezojne kete te mete per pushtet me teper.

    Gjithe kete kaste duhet ta zhdukim me dhune dhe lufte nese ky thuthuq ja hedh me kete gje.

  12. ABC says:

    Ja pra qe kercenimi i opozites per protesta masive deri ne rrezimin e qeverise ne daten 16 nuk na paskan qene per popullin e varfer por mesazh i koduar nga ana e PD-se dhe LSI-se kunder qeverise per te shpetuar milionerin Paloka. Ajd per hajer ishalla prokurorise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje