Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, pasi një ish-polic është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Selites në Tiranë.
Viktima është Arben Bilali.
Sipas raportimeve të para Bilali ka ndërruar jetë në spital, pasi është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.
Ai ka marrë plumba në pjesën e barkut dhe gjoksit.
Mësohet se kanë qenë tre persona autorët e krimit të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të “Unazës së Re” me një automjet tip “Mercedes Benz S” me targa të huaja.
Kamera e një biznesi aty pranë dyshohet se ka filmuar momentin e atentatit.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po i këqyr për të parë nëse janë fiksuar pamjet e ekzekutimit të ish-oficerit.
Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe në repartin e FNSH-së.
Në një njoftim paraparak policia bën me dije se “rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit“. (TemA)