Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka reaguar pas kallëzimit në Prokurori të bërë nga prokurori Bujar Sheshi.
Pas një takimi me ambasadoren gjermane Sula u është përgjigjur interesit të medias duke thënë se u qëndron deklaratave të mëhershme për prokurorin Bujar Sheshidhe se janë bërë verifikimet e duhura.
“Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë të gjithë masat.
Punën e kemi të pandikuar nga cdo gjë që ndodh. I shërbejmë vetëm ligjit “, tha Sula.
Gjithashtu kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit (AIDSSH) dekalori se në 2 vite është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.
“Autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifkuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji.
Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme.
Në dokumentat e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme.
Në asnjë rast nuk ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, kordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi.
Do bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë çdo ditë. Është një proces i zakonshëm që kemi bërë, dhe në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp sepse nuk duhet të dilte, nuk e di kush e ka nxjerrë por e vërteta është se ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga çdo gjë që ndodh.
I shërben ligjit dhe reformave të rëndësishme të Shqipërisë.”-tha Sula. (TemA)
Per mua kjo duhet te japiedoreheqjen…edhe nese e ka bere nje soecialist…kjo ka pergjegjesi pasi ceshtjet jane delicate…por kta e kanemendjen vetem per sfilade…
Po per Sali Berishen kete UDBash perse nuk flisni moj rrospi……