Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar lidhur me akuzat e PD se prokurori Bujar Sheshi ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, dhe njihej me pseudonimin “Venus”.
Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare Autoriteti i Dosjeve thotë së nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç).
Deklaratë
mbi procedurën e zhvilluar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për verifikimin e figurës së pastërtisë së prokurorit z. Bujar Sheshi, si njëri prej kandidatëve aplikues, për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në zbatim të neni 29 pika 1 gërma(c) të ligjit 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, AIDSSH ka detyrim t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyrë.
Në këtë kontekst është paraqitur kërkesë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, e protokolluar në Autoritet më datë 30.10.2018, për të verifikuar pastërtinë e figurës të kandidatit z. Bujar Sheshi, që ka aplikuar për anëtar në KLP nga radhët e prokurorëve, si detyrim ligjor në dispozitat e ligjit 45/2015 dhe ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Menjëherë Autoriteti, më datë 31.10.2018, është vënë në lëvizje me procedurë të përshpejtuar për legjitimitetin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka urdhëruar administratën për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së verifikimit të cilësive etiko-morale dhe profesionale të shtetasit Bujar Sheshi (Shesha), sipas nenit 29, pika 1 dhe 2 të ligjit 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
Pavarësisht faktit të mungesës së një dispozite të veçantë në ligjin 45/2015, për sa i takon afatit kohor të shqyrtimit dhe përmbylljes së procedurës të kërkesave institucionale, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, Autoriteti i ka trajtuar, vlerësuar dhe verifikuar me përparësi këto kërkesa dhe në veçanti, kandidaturat për anëtarë në KLP dhe KLGJ të përcjella nga radhët e avokatisë, shoqërisë civile, pedagogë të fakulteteve juridike të universiteteve publike, nga shkolla e magjistraturës, nga radhët e gjyqësorit dhe prokurorisë.
Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi).
Sa më sipër, në referencë të nenit 4, “Parimet” të ligjit 45/2015, në mbrojtje të parimeve të përcaktuara në këtë dispozitë ligjore, por dhe parimit universal për mbrojtjen themelore të të drejtave të njeriut, u vlerësua të kryhet kërkim i thelluar nga administrata, në fondet arkivore të disponueshme nga Autoriteti, për dokumentimin e aktivitetit përmes kërkimit në dosje dhe në procesverbale të asgjësimit dhe në listat e veçimit, duke i qëndruar parimit të ligjshmërisë dhe transparencës në informacionin që duhej t’i jepnim Prokurorisë së Përgjithshme.
Bëjmë me dije se ky kërkim i thelluar në fondet arkivore mori kohën e vet, sepse kërkimi është realizuar pothuajse në mënyrë manuale. Autoriteti po vazhdon procesin e përpunimit të plotë të dokumenteve dhe po punon për mundësinë e automatizimit të mjeteve të kërkimit. Po ashtu, plotësimi me burimet njerëzore sipas strukturës dhe organikës të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës së ruajtjes do të ndikojë drejtpërsëdrejti në trajtimin e kërkesave në kohë sa më të shkurtër. Të gjitha këto problematika ndikuan në tërësinë e vet në vonesën e mbylljes së procedurës së shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme.
Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence.
Njëherazi, vlerësojmë se publikimi i aktit administrativ nga portale të ndryshme apo media, në rastin konkret, publikimi i vendimit nr.12, datë 22 janar 2019 i Autoritetit, lidhur me dhënien e përgjigjes Prokurorit të Përgjithshëm, për verifikimin e figurës së pastërtisë të z. Bujar Sheshi, si kandidat për anëtar në KLP, i cili përmbante të dhëna personale dhe konfidenciale, jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e përcaktuara në Nenin 4 të ligjit 45/2015, por bie ndesh dhe me parimet e përcaktuara në Nenin 8, “Parimi i konfidencialitetit” dhe Nenit 9 “Parimi i mbrojtjes së të dhënave”. (TemA)
Po e verteta si qendron? Kush eshte sqaruar nga ky sqarim, te sqaroje edhe te pasqaruarit…
E verteta qendron se Autoriteti ankohet se ka mungese stafi, pra po shfrytezon rastin me fut can njerez ne pune me vone.
“Ka dokumenta kontraditore” dmth qe, dikush ka futur duart per te manipuluar te verteten, dikush apo ndonje parti qe ka pushtet.
sqaroni pse jane emra te ndryshem atesia dhe ndryshon datlindja.keto jane thelbesore.me emrindhe mbiemrin tim jane 4 persona ne gjendjen civile,por me atesine dhe datlindjen vetem une.thellohuni dhe mos mashtroni opinionin publik.
Nje shkrim qe vjen verdall si pordha neper breke e nuk te nxier gjekundi . As ma hengsh e as ta hengsha……..
Gentiana Sulaj per Sula del spiune si I behet….te japi doreheqjen fajtori….papergjejshmeri e komisionit
Ne se te dhenat ishin kontradiktore perse derguat pergjigje… sepse logjikisht pergjigja ishte e pasakte.Atehere sigurisht dikush e ka kerkuar kete pergjigje dhe ky eshte nipi ikriminelit te luftes , Alibeja,j dhe dikush e ka dhene kete informacion per te shkaterruar reformen, nga brenda komisionit . Gjerat jane te qarta ,gjithcka qe reforma te mos kaloje apo te vonohet deri sa banda e Berishes dhe Mones te vijne ne pushtet .Dhe pastaj do te shikojme qe te gjithe hajdutet prokurore dhe gjykates te perjashtuar nga vetingu ,formalisht shqiptar por ne fakt perendimor ,do te kthehen ne strukturat e drejtesise nderkohe ata qe e kaluan do te perjashtohen .Askush te mos kete iluzione ,Berisha nuk pyet per asnje ligj ,Berisha nuk ka moral ,BERISHA ESHTE KRIMINELI ME I MADH qe bashke me turmen e tij haxhiqamiliste tribale nuk do as shtet , vec bajrakun e tij .Dhe ju haxhiqamiliste te ARLINDIT DHE TE TJERE ,PERSE SYNONI RREZIMIN eRames ,ne se nuk jeni burra te krijoni nje parti DHE TE SHPALOSNI IDETE TUAJA PERPARA VOUESVE …
Ky Autoriteti,si ne rastin e publikimit,(sherbim i porositur nga ata qe po i kercenon SPAK e BKH), qe e ka helmin brenda,me mishmashin e kryer me atesine ,datlindjen dhe mbiemrin e Bujar Shesh- it,ashtu dhe me kete ” shpjegim” apo me mire aspak sqarim,por as mish as peshk,vec see a zbatuar teorine e Mao Ce Dunit: turbullo qe te kullohet….
O Autoritet i paautoritet!
Kujt ja dhate te dhenat?Kush i ka nxjere ne media keto te dhena konfidenciale pervec se ndonje prej juve?
Perse nuk na sqaroni se, keni shkelur ligjen duke bashkengjitur te dhenat e dy personave te ndryshem duke ja veshur nje person I te vetem?
Ju duhet te dergonit te dhena te Santa per nje Emer te caktuar dhe aq say ka ne dosjen e tij dhe Jo te gjeni tek nje person tjeter,e qe sipas just qe e merrni me mend si pull kur fend qe I takokan ketij Shesh- it.
Me kete llogjiken tuaj ju mund te beni bashkepuntor te sigurimit te Shtetit kedo qe nuk ju pelqen juve Apo atyre qe ju komandojne juve…
Kjo eshte poshtersi prej jush dhe e keni hak ndeshkimin per shperdorime detyre dhe shpifje,te dyja vepra penale…
E shikoni se cfare behet ne Shqiperi?
Ata qe e bene lemsh drejtesine per 28 vjet,tani qe po u vjen veza ne sume,por shpikin lloj lloj marifetesh vetem per kete prokuror,se nuk i hengri barku poer Gjin Gjonet apo Tom Ndrecet!
Botoni komentet e tjera…
Deri sa ka qënë nën 18 vjeç, në qoftë se është e vërtetë, nuk mban asnjë përgjegjësi.
Për mua ka rëndësi parësore kush i jep këto informata, në kundërshtim me ligjin. Prokurorija apo ata që u është besuar të “gërmojnë nepët ato dosje të nëmura?
Nëse janë këta të dytët vajmedet!
Po nga kush doli dokumenti qe u botua???.Autoriteti ne Fjale duhet te mbaje Pergjegjesi dhe te mos beje Tallava Politike!
Kujt i duhen sot keto budalliqe per nje nxenes nen moshe qe eshte rekrutuar nga nje operativ sigurimi para dyzet e pese vitesh! E po te jete rekrutuar per te mbushur planin ai opoerativi! Ku e ka aktivitetin? Per keto gjera paguan leke buxheti i shtetit duke mbajtur ne pune nje batalion me germues neper dokumente pa asnje vlere? Autoritetit ti vije turp qe ka lejuar pergojimin e nje personi duke dhene per publikim te dhena konfideciale te ndaluara me ligj.
ORE PO KU ESHTE DOKUMENTI QE VERTETON SE AI KA QENE DHE KA VEPRUAR SI BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT ….?? AKOMA ME KAZAN SALIU DO VENI JU TWE MEDIAS E TE PD …????????????????????
Fsjin e ka Rama qe vendos ne keto pozicione kyçe si ky i dosjeve vegla qore te lidhura me njeqin fije me kriminelin S.B. Prite kur t’ i nxjerin dhe Zahon agjent te KGB dhe mire do bejne.
I ka thene me nje rresht te gjitha BILLY.
Shperdorim detyre dhe denim sipas ligjit. Mire u ndeshet me te dhena kontradiktore, por pse nuk i zbardhet; pse nuk i verifikuat dhe t’i dergonit Prokurorise se Pergjithshme nje dokument final ?!?
Epo s’qenka spiun atehere?!
Na rrufshi koqet o legena!
Po te kete qene “spiun” i Sigurimit, ne sherbim te shtetit shqiptar ka qene, ashtu si mijra e mijra te deklasuar apo te denuar politikisht, diversante bashkpuntore apo prifterinj. Lexoni at Zef Pllumin dhe gjeni te gjithe llojet e specieve aty, qe ne fakt kane punuar per shtetin shqiptar, qofshin dhe te deklasuarit – spiune.
Eshte e qarte, Z. Sheshi ka qene sigurims e per me shume per ta mbuluar ate ai ka manipuluar te dhenat e gjendjes civile duke vendosur nje datelindje ndryshe nga ajo realja. Ndoshta ai nuk mund te nderronte emrin per shkak te diplomave te tij, por ka ndryshuar datelindjen duke shkaktuar kete rremuje qe ndeshet tani, ku autoriteti nuk bene dot verifikimin nese te dy Bujar Sheshi-t me datelindje te ndryshme jane i njejti person. Ndersa kete deklarate kuptojeni keshtu: Autoriteti vetem sa shfajeson vetveten duke lene te kuptohet se ai eshte perdorur nga nje pushtet me i larte. Marrja e kohes shtese per verifikime tani qe ka dale bomba eshte thjeshte nje leter per dijeni atij pushteti me te larte qe te marr masa sa me shpejt per te gjetur zgjidhje! Zgjidhja duhet te pritet shume shpejt….