Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Esat Canin, i cili vrau të dashurin e motrës së tij të martuar pak ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës.
Gjithashtu vendosi arrest shtëpie për Elida Canin dhe Defrim Kurti.
Të tre u arrestuan për vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Zall Bastar.