DETAJET: Vëllai vrau të dashurin e motrës dhe fshehu krimin, ja historia e lidhjes jashtëmartesore që përfundoi në tragjedi

26 Janar 2019, 12:52Kronika TEMA

Zbulohet motivi i vrasjes në Zallbastar të Tiranës. Me sa duket shkak për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci është bërë një lidhje dashurie me një grua të martuar.

Sipas “BalkanWeb”  ka qenë vëllai i vajzës 20 vjeçe që donte 34-vjeçari ai që e ka plagosur rëndë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë që sollën më pas vdekjen e tij në Spitalin e Traumës.

20-vjeçarja, E. Cani, e cila është arrestuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ishte e martuar me shtetasin D.K., 29 vjeç, edhe ky i arrestuar, njëkohësisht është motra e autorit dhe e dashura e viktimës.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga. Edhe bashkëshorti i saj D.K. është arrestuar për  veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

2 komente në “DETAJET: Vëllai vrau të dashurin e motrës dhe fshehu krimin, ja historia e lidhjes jashtëmartesore që përfundoi në tragjedi”

  1. Tiku says:

    Vk Jemen buze europe. Rrace e piset orientalesh

  2. qazim says:

    SHUME mire ja ka bere,,I lumte dora ,,,c’fare donte ai tek gruaja e martuar,,,,,,te vene mend te tjeret se keshtu do perfundojne me hekur kokes…/////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje