Ministria e Brendshme sqarim për qytetarët: Ja si mund t'i shpëtoni fluksit gjatë aplikimit për kartë ID

26 Janar 2019, 10:18Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe këtë të shtunë në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Në deklaratën e përcjellë për media, sqarohet se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për karta ID dhe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, gjatë ditës së shtunë, datë 26 janar.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme deklaron se në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit të qytetarëve, ditën e shtunë, përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.(TemA)

2 komente në “Ministria e Brendshme sqarim për qytetarët: Ja si mund t’i shpëtoni fluksit gjatë aplikimit për kartë ID”

  1. Ben says:

    Nuk eshte zgjidhje.

  2. zenelaj says:

    O ministria e perrbrendeshme lerini keto keshilla idiote fukaralliku pa asnje vlere.Nderhyni tek francezet te hapin zyra te tjera se po rrime nga 24 ore ne rradhe e spo na vjen kurre.Boll na bete priftin e hoxhen sikur ju qethet per ne.Ata legenet franceze mire qe kane rritur cmimin por duan miliarda fitime pa shpenzuar asnje kokerr leku.Ilace i befshi leket e mundimet tona qe te dyja palet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje