Baza e Kuçovës do të shërbejë si bazë ajrore e NATO-s. Ky fakt u konfirmua nga vizita në Tiranë ditën e sotme e komandantit të Forcave Ajrore të NATO, Gjenerali Tod Wolters.
Gjatë konferencës për shtyp, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri me dije se investimi i NATO në bazën ajrore të Kuçovës do të bëhet gjatë 5 viteve të ardhshme.
“Shqipëria është një vend i sigurtë ku aleanca do të investojë kapacitetet e saj. Investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për atë rajonale.
Brenda pak muajsh do të jetë gati masterplani nga Agjencia e NATO për Prokurimet dhe Mbështetjen”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Kurse Gjenerali i NATO, Tod Wolters tha se baza ajrore në Kuçovë do të jetë një inovacion dhe do të ketë shtim të kapaciteteve.
Gjatë pritjes së komandantit të Forcave të Ajrore, në qiellin e Tiranës kryen një fluturim demonstrativ 5 avionë të NATO-s.
Vete Gjenerali Tod Wolters tha se ky demonstrim ishte për të përshendetur kontributin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
“Unë do të flas për Shqipërinë në lidhje me Kuçovën.
Kemi një fushë të pozicionuar në një vend shumë strategjik.
Ka kushte atmosferike shumë të mira ku edhe mund të ulen shumë lehtësisht avionët,”- tha gjenerali.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO
“Zonja ministre, është nder të jem në praninë tuaj. Jemi të emocionuar që t’ju kemi ju partnerë në NATO. 10 vjet më parë kombi juaj u bë pjesë e aleancës.
Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës. Forcat e armatosura shqiptare i japin një investim të fuqishëm NATO-s.
Paqja që transmetoni ju është e mrekullueshmë për aleancën.
Privilegj absolut që avionët e NATO-s të nderonin përkushtimin tuaj.
Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin me ju,” – u shpreh gjenerali i NATO-s.
mistrecat e beratit me fat kan qen gjithmon. hajt per hajer u qoft edhe infrastruktura dhurate.
do zoti u mushet menja e dejne edhe nje baze tjeter ne Sauk e na bejne nji autostrade te re per durres larg asaj te vjetres.
Ha!
Gjer para dy dekadash Kucova(stalingradi shqiptar) ishte shenjester e nje bombe atomike amerikane.
Rraketa tjeter ishte shenju per n Tiron.
Po t pyesesh shqiptarqiqt ,t gjith lehin gam gam prej dekadash kundra ca bunkerve betoni t enverit,por askush s bzan pse kan qen nen shenjester berthamore pa faj.
E ca faji kam pas bo un ,me le e u rrit nen kercnimin dhe rrezikun berthamor nga dikush qe si kam pas bo asgjo atj !?
A t vje mir ty t dali tjetri rrugs e t kercnoj me arm kur ti je n hesapin tand e pa i bo asgjo atij.as pa as njoh.
Por ka gallat.
Mas nja 50 vjetsh t tjer,kur t hapen arkivat ruse do shofim se per n shqipni ata kan pergatit jo dy rraketa atomike por nja 10.
Dhe storja me e modhe do jet kur t hapi edhe Kina sekretet e saj pas 100 e kusur vitesh.
Per n Shqipni edhe ata do ken fut n plan me dergu nja 3 a 4 cop bomba atomike.
Madje dhe Indija kur t hapi dosjet berthamore do ket planifiku nanji raket t vohel atomike drejt tiranes..
Se,koreja veriut po se po.
1 rraket me siguri e ka ngref per n shqipni.
Tash po pergatit t dyten per prishtin e ka n plan edhe dy t tjera,nji n maqedoni tjetra n podgoric.
Kjo histori berthamore t kujto ate kongen.
O te zeste shqipetare
Hu më hu
E car më carë.
Nuk ka kuptim Shqiperi “turistike” pa cicerimen e zogjve ..! Ata iken , pasi nuk durrojne dot “perbindeshat ” qe fluturrojne lart , lart ..! Ata zune vendin e “shqiponjave qe fluturronin lart “, qe pa dyshim do te nxisin frymezimin e Kadarese , per te fituar cmimin qe enderron ..!