Turku i shumëkërkuar nga policia shqiptare për laboratorin e heroinës në Has në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në Prishtinë.
Siç raporton News24, Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018.
Gjithashtu, në banesën ku fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.
Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nën hetim çështjen e laboratorit në Has, i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve ligjzbatiese të Kosovës, lidhur me ngjarjen në Prishtinë. (TemA)