Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pohoi se kryeregjistruesi i Hipotekës së Durrësit bashkë me dy punonjës të këtij institucioni janë pushuar pas rastit të transmetuar në emisionin ‘Fiks Fare’.
“Për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës Durrës, është bërë verifikimi i rastit.
Është shkarkuar drejtori i Hipotekës dhe dy specialistë të zonës 1 dhe 2. Kjo zyrë ka qenë në inspektim.
Një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar të gjithë zyrës së Hipotekës.
Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje.
Do të marrim të gjitha masat për të gjithë ata që shkarkohen sot. Do të ndërtojmë nga e para të gjithë zyrën vendore të Hipotekës së Durrësit.
Zyrat Vendore kanë qenë dhe do jenë në qendër të vëmendjes për vazhdimin e ligjit. Vetëm për vitin 2018, janë marrë 283 masa disiplinore, të ardhura si rezultat i Task-Forcës antikorrupsion.
Si drejtuese e Task-Force nuk do tolerojmë asnjë punonjës që sillet si drejtues i zyrave të shtetit, ose duke mos ushtruar përgjegjësitë ligjore. Në fillim të muajit janar, shërbimi i Burgjeve.
Gjykata e rrethit Gjyqësor Kavajë mori masën e shkarkimit për dy drejtorët e burgjeve. Në mbyllje të këtij raportimi, më lini të sjell suksesin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët”, tha Gjonaj.
Më herët, Rama gjatë një takimi ne kuader te bashkeqeverisjes, tha se rasti i drejtorit ka vetëm një përcaktim “halabak”.
“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama.(TemA)
Po thojani emrin ketij drejtori mo… se late nam.
Kur e kuptuat ju se ai drejtor qenka HALABAK?
Po portali kryeministror si nuk e ka konstatuar kete HALABAK?
Po eprori i tij qe nuk e paska kapur me pare kete HALABAK mos eshte gje edhe vete po aq HALABAK si ai?
Se halabaku halabakun do mbroje?
Atehere pse shkarkoi kryeministri halabakun e vogel dhe nuk shkarkoi halabakun e madh?
Ja pra se bashkeqeverisja eshte nje pordhe me rigon,qe ka vene ne gjume te gjithe administraten dhe vuajne pasojat vetem qytetaret!
Dhe keta qe jane viktimat e vetme te ketyre padrejtesive dhe korruposionit nuk i degjon njeri,se kryeministri i ka shtetezuar vetem ankesat e qytetareve,se te gjitha pasurite e vendit i ka tenderuar,koncesionuar dhge privatizuare per vete e miqte e tyre!
Edhe drejtori i ost_ se i shkarkuar se është fajtor për tendera fiktive ka bërë emërime shokësh e miqsh ditën e fundit duke sjellë njerëz nga jashtë kur ost_ja është me mbingarkese personeli. Si mund të bëjë emërime një drejtor i thirur nga prokuroria për tender fiktiv,, dhe i pushuar nga ministrja
Po te kishe pare Fiksin do ta kishe shuajtue kuriozitetin
Keshtu i kenitegjithe drejtoret e hipotekave ne Shqiperi se i ka vendosur LSI.