Shpresat për të zbardhur ngjarjen e “21 Janarit” nuk janë shuar ende.
Ngritja e SPAK dhe e Byrosë së Hetimit mund të ndryshojë gjërat.
Por si mund të rihapet dosja e SPAK? Si mund të ndëshkohen drejtuesit politikë të asaj kohe?
Gazeta “Sot” ka folur me juristin Saimir Vishaj, i cili ka treguar rrugën që mund të ndiqet për të shkuar te zbardhja e plotë e ngjarjes së 21 janarit dhe ndëshkimin e autorëve të vërtetë.
Sipas avokatit, dosja që është gjykuar nuk mund të rihapet, por kjo nuk e ndalon Prokurorinë të hapë një proces të ri.
Ajo që e mundëson këtë është se për dy prej viktimave nuk ka pasur autorë dhe dosja nuk ka shkuar në gjykatë.
Sipas tij, vetë familjarët mund të bëjnë padi në prokurori dhe së dyti prokuroria mund të nisë hetimet për 2 vrasjet e pazbardhura.
”Për pjesën që është gjykuar, nuk mund të hapet, ndërsa për pjesën që është gjykuar që në prokurori, mundet.
Nuk ka rihapje çështjesh për gjënë e gjykuar.
Ajo që është e gjykuar, është e gjykuar.
Familjarët duhet të bëjnë kërkesë për rigjykim për pjesën e veçuar në prokurori.
Nga katër të vrarët, është gjykuar vetëm për dy viktimat, për dy të tjerët mund të ketë rihetim”, tha avokati.
Vetë familjarët dje kanë bërë drejtpërdrejt përgjegjës, Sali Berishë, ish-kryeministër në atë kohë.
Madje ai dhe në disa dalje që ka bërë më pas, nuk ka treguar asnjë pendesë.
Juridikisht drejtësia e re i ka mundësitë që kjo ngjarje të rihetohet. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.
vetem ne nje vend kriminel Nuk mund te hapen dosjet per krime.
like-ne asnje vend demokratik nuk behet rihapja e nje dosje te gjykuar me pare. Keshtu ne SHBA, nese per nje krim eshte gjykuar dhe gjetur fajtor nje individ dhe me vone gjenden prova te pakundershtueshme qe krimi eshte kryer nga dikush tjeter, ky individi i dyte nuk mundet me te denohet per ate krim per te cilin ka patur nje te denuar tjeter. Po keshtu, kur nje dosje ka shkuar per gjykim ne gjykata te cdo niveli dhe eshte marre nje vendim i formes se prere, ajo ceshtje nuk mund te hapet me.