Gjykata e Tiranës dënon Lulzim Bashën për shpifje, Balla: Vendim historik. Do ndërtoj një kopsht për fëmijë

21 Janar 2019, 13:04Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 50 mijë lekë për shpifje kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjykata dha sot vendimin për padinë e Taulant Ballës, ndaj kreut të PD-së, duke e gjetur fajtor për akuzën e Shpifjes, për deklaratat e bëra nga Basha në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në Portin e Durrësit, verën e 2018-ës.

Pas vendimit Taulant Balla tha për mediat se ky është një vendim historik.

Shuma e fituar do të garantohet ndërtimi i një kopshti të mirëfilltë. Ndoshta rastësia ka bërë që Basha të dënohet në 21 janar 2011.  8 vite më parë ka qenë një krim shtetëror.

Rastësia ka bërë që Basha të dënohet me vendim penal në 21 janar, le të jetë ogur i mirë për ndëshkimin përfundimtar për akuzat ndaj tij, apo Berishës për krimin shtetëror të 8 viteve më parë në dëshmorët e Kombit

Do doja sadopak nga sa kuptuam nga arsyetimi i gjykatës ne politikanët duhet të kuptojmë se jemi qytetarët para se të jemi politikanë, e të trajtohemi njëlloj, por të drejtën për deklarime publike nuk duhet ta shfrytëzojmë për shpifje të ulëta

Ky vendim i gjykatës është historik për të cilën ne politikanët duhet të reflektojmë gjatë, i pari është Basha që është shpallur fajtor penalisht dhe i detyrohet shtetit të shlyejë dënimin që dha gjykata.

E dyta them që do i kërkojë Bashës dhe PD që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar tërësisht në shpifje dhe ky vendim gjykate të jetë një moment që dhe PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionalë që ka me maxhorancën, apo kuvendin, ku opozita të ketë tjetër qasje ndaj kuvendit dhe të ushtrojë përgjegjësinë e vet dhe Kuvendi është vendi  duhet ku opozita ka vendin për të ushtruar kontrollin ndaj çdo institucioni.

Drejtësia e re do të jetë ajo që do ta hetojë si duhet krimin shtetëror të 21 janarit 2011 dhe do të jetë gjykata si institucion i pastruar e që ka kaluar vetingun për të dhënë vendimet e merituara të autorëve dhe fajtorëve të krimit shtetëror të 21 janarit., deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

VENDIMI

Në emër të Republikës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga gjyqtar Gerd Hoxha asistuar prej sekretares gjyqësore Znj. Silvi Xhakolli sot më datë 21 janar 2019, me pjesëmarrjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z. Agron Gjana, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, kërkesën penale me nr. 208 akti, me;

Viktima akuzuese: Taulant balla, i biri i Kasëm dhe i Fatime, i dtl. 12.08.1977,
lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë Rr. “Reshit Petrela”, shqiptar, i martuar, arsimi i lartë, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av. Genjtna Rumano.

I akuzuar: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i dtl.12.06.1974, lindur dhe banues në TIranë, Rr “Demor Gashi”, Nr.3, shqiptar, i martuar, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av.Ivi Kaso dhe Av.Gazmend Bardhi.

Palë e interesuar: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqësuar në gjykim nga prokurori z. Agron Gjana.

Akuzuar: Për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi viktimën akuzuese Z. Taulant Balla që kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e të akuzuarit Z. Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i KP’

dëgjoi mbrojtësit e të akuzuarit Z.Lulzim Basha që kërkuan pafajësi ose pushimin e gjykimit;

nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

(TemA)

16 komente në “Gjykata e Tiranës dënon Lulzim Bashën për shpifje, Balla: Vendim historik. Do ndërtoj një kopsht për fëmijë”

  1. kashi says:

    e paskan keput ne byth me 50 mije leke

    1. Altin says:

      Me 50 mije leke do ndertosh kopesht ????? hahahahahahhaahhaah ik mer mashtrus bq

    2. shvejku says:

      Mire gjykata,por ky RRYPI cfare kopshti do beje me kaq leke qe as nje dere nuk blen dot?

  2. xxx says:

    me keto 50 mije leke ndertohen 7 kopshe, 10 shkolla dhe 5 spitale bravo gjikata dhe toyota jari.

  3. Blanco says:

    do ndertoje nje kopesht per femije me 50 000 leke, dhe i teprojne per makiato dhe uje pa gaz. Tyryfyla.

  4. Peço says:

    Vendim vërtetë histerik, më falni, historik. Pas shpalljes së pavarsisë, ky është vendimi më madhor që është marrë.
    A të qifsha Kasëmin dhe Fatimenë ty unë, or politikanë muti. Por për shpifjet tuaja si glasë politike, të kthyera në normë sjellje, ky vënd duhet të vërë në dispozicion një godinë kushedi sa katëshe dhe një divizion të tërë me gjyqtarë për ti marrë në shqyrtim të gjithë rastet, mor mutër. E këpute në bythë Bashën me 50 mijë lek gjobë. Ai kaq ja jep bakshish kamarjerit kur shkonë në Hollandë.
    Dhe mba fjalën, ndërto kopshtin, se ta qiva Fatimenë.

    1. Amy says:

      nuk jane 50 mije leke o trushkulur, eshte lapsus duket, duhet te jete 5 mil leke te reja, ne vartesi te shumes qe u be shpifja, ajo ka qene 13,5 mil Euro.

      1. Peço says:

        Moj Amy, moj xhane, të keqen Peçua ty, përse qënkam trushkulur unë që citoj ekzaktësisht shumën që shkruhet dhe qënke trungulur ti, që thua duhet të jetë aq sa ta do ty xhani? E ke lexuar shkrimin ti, moj shpirtkë, apo si rregull ja fut gjithmonë kot?

  5. Torino says:

    Oooooo ma n’fund po ndryshoka.Hajt per hajer

  6. Rrumpalla says:

    E çfarë kopështi do ndërtosh me pesëdhjetë mijë lekë o Taulant? Ato zdalin as për kafe.

  7. bimi says:

    Bravo Prokurori Gjana, shum i sakte, tamam sic te ka mesuar Saliu. Demokratet nuk jane asnjehere fajtore, edhe kur vrasin 4 persona me duar ne xhepa ne bulevard.

    1. Veshmadhi says:

      Po pse Gertua ahahahha

  8. Dash says:

    Gjykoni vendimin qe edhe per mendimin tim eshte shume i rendesishem per shpifjet qe ne kete vend te semure kane arritur permasa te pa para ,dhe mos u merni me llafe …duhet te kete nje drejtesi edhe per gjithe plerat qe dalin nga goja e plerave per dite sic duhet te kete drejtesi per gjithe korrupsionin,vjedhjet, tradhetite kombetare etj. etj. se spo merret me vesh asgje ,

  9. XheJ eN Bi says:

    Të gjithë tallen me këtë të shkret popull.Tallet Gjykata që fënon Bashën me 50 000 Lekë,me 1/3e rrogës mujore.
    Tallet dhe Taulanti që do ndërtoj një kopësht me qindarkat që do marë nga Basha.
    Eeehhh o popull,të gjithë flasin në emrin tënd dhe të gjithë hanë në kurizin tënd .

  10. luani u.s.a. says:

    Ju lutem sa jane 50 mije leke ne Euro apo Dollare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje