Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon mbledhjen e tretë të radhës që prej konstituimit. Në rend dite të kësaj mbledhje janë disa propjektvendime si miratimi i strukturës së KLP dhe propozimi i buxhetit për 2019.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, gjatë fjalës së tij u ndal edhe te plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi.
“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime.
Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve.
Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbin këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë“, u shpreh kreu i KLP.
Anetari Bujar Sheshi propozon caktimi i nje prokurori tek Apeli tek Krimet e Renda. “Situata eshte emergjente, shkak ngarkesa e ketij institucionit”, tha Sheshi.
Ndersa kryetari Gent Ibrahimi tha se “Kandidatet duhet te nenshtrohet vetfikimit te figures dhe pasurise te prokurore. Per dy jave kane ardhur pergjigje nga ILKDP per te gjithe”.
Struktura e KLP, antari Kostaq Beluri propozon nje strukture shtese orej 6 prokurore ndihmes.