8 vjet nga 21 Janari: Familjarët presin ende drejtësi për 4 të ekzekutuarit para Kryeministrisë

20 Janar 2019, 19:50Kronika TEMA

Në fshatin Zenelaj, vendlindja e njërit prej të vrarëve të 21 Janarit, Ziver Veizit, familjarë të tij janë mbledhur për të përgatitur ceremoninë përkujtimore që do të mbahet të hënën në përvjetorin e 8 të kësaj ngjarjeje.

 Të afërmit e Ziver Veizit thonë se mbeten në pritje të drejtësisë për vëllanë e tyre, që deri tani nuk ka ndodhur.

Trëndafilja, e motra, komenton edhe rreth statusit të dëshmorit që pritet të përfitojnë 4 të vrarët në 21 janar, ndërsa detajet do të mësohen të hënën në ceremoninë e përvitshme në Tiranë.

“Drejtësia nuk ka shkuar në vend akoma. Edhe tani presim drejtësinë e re. Dënimi i vrasësve do të na lehtësonte”, thotë motra.

Ndërsa vëllai Çaush Veizi thotë: “Statusi i dëshmorit mund të jetë diçka, por jo zgjidhje për drejtësinë”.

Ziver Veizi jetonte i vetëm në fshatin Zenelaj, 12 km larg qytetit të Gjirokastrës, në periudhën që i parapriu protestave të janarit të 8 viteve më parë. Ai ishte njëri prej 4 të vrarëve më 21 Janar të vitit 2011. Bashkë me të humbën jetën edhe Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.(tch)

7 komente në “8 vjet nga 21 Janari: Familjarët presin ende drejtësi për 4 të ekzekutuarit para Kryeministrisë”

  1. Nexhat says:

    Shkoni dhe kerkojani Rames se ai i çoi aty te djagin kryeministrine. Po te kishte qe ne Amerike te çojshe njerezit te djegin Shtepin e Bardhe sote ato ishin gjalle dhe Rama me banden te vdekur. Te kishte qene Rama i pafajshem tashi do ishin denuare ata qe vrane, por ai eshte fajtori kryesore e beri ate per te ardhe ne pushtet si’ç beri shume gjera te demshme. Erdhi ne pushtet kur Tadiçi detyroi Ramen te le Berishen dhe te shkoje te Rama per te pru Ramen ne pushtet.

  2. Ilash says:

    Pamjet e tv tregonin qarte, qe u vrane larg rrethimit te kryeministrise, ne momentin qe po largoheshin, apo e ngaterron pamjet e tv te vitit 1998.

  3. Lennard says:

    ^Rama nuk e mbajti Premtimin .Fajtoret e Vrasjeve duhen te denohen .Gjer Kur do te lihen te Padenuar???.

  4. gloria says:

    Deri sa te zgjidhen VJEDHJA e 250 mil. eurove, GERDECI, dhe vrasjet e 21 janarit KURRE NUK DO KETE DREJTESI…

  5. like says:

    ku gjendet drejtsia ne rrumpistan

  6. duno says:

    Ziver Veizi ishte nje kufome qe ecte dhe asgje me shume . Per fatin e ketyre gjytyrimeve Ziveri u gjend ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur per te ngrene nje koqe plumbiqe qe keta ti thoshin fukarallekut tutje . BYTHQIRI Rama qe i nxori ne prite per tu vrare qe te merte pushtetin , sot i shperblen familiaret me miliona nga parate tona . Nuk mjafton kjo por idiote te pa numurt nga fisi i pjerdhur i veizajve mbushin radhet e doganiereve , tatimoreve , e zyra te tjera te shtetit ,a thua se jane nga fisi i shquar i Qyprillinjve dhe jo nga fisi i cofur i veizllinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje