Artan Hoxha: Për 21 janarin ka prova të reja

21 Janar 2019, 21:46Kronika TEMA

Për 21 janarin ka prova të reja. Kështu u shpreh gazetar Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma. Hoxha tha se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

Artan Hoxha: Nuk mendoj se serveri ka provat kryesore, por ka prova të rëndësishme për hetimin. Unë mendoj se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

Beti Njuma: Mendoni ju se ka prova të reja?

Artan Hoxha: Sigurisht që ka prova. Kemi një ngjarje që dimë vetëm dy nga viktimat kush i ka vrarë.  Dimë që Agim Llupo ka qëlluar mbi Ziver Veizin dhe Ndrea Prendi ka qëlluar mbi Faik Myrtajn. Ne kemi dy autorë, dhe nuk janë dy gardistë të zakonshme. Ka qëlluar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit të batalionit special, që prezumohen dy drejtuesit më të stërvitur, më të aftë për të përballuar një trysni të tillë.

Ndërkohë vrasja e Hekurn Dedës që për mua është shumë e qartë, pamjet filmike dëshmojnë qartë kush e vret Hekuran Dedën. 

Jam skandalizuar kur prokuroria nuk ka arritur ta provonte. Vrasja e Aleks Nikës, po ashtu është e provuar kush e ka vrarë. 

Duhej vetëm një eksperiment i thjeshtë hetimor që të provonte, gjë të cilën e kanë bërë agjenci të huaja, të cilat e kanë bërë për llogari të vet. Mua më ka shqetësuar mënyra sesi ata që organizuan 21 janarin, pra mënyra si shpejtuan ta devijonin hetimin dhe të arrinin në disa vendime gjyqësore që sot është vështirë të kthehen.

Hoxha tha se kjo ngjarje është një krim shtetëror i dokumentuar.

Artan Hoxha: Tetë vjet nga ajo ngjarje ne nuk kemi ndëshkim të autorëve fizikë, nuk po themi të urdhëruesve. Kjo është një padrejtësi e madhe. U është premtuar drejtësi. Kjo është një ngjarje aq e dukshme, është një krim shtetëror i dokumentuar.  

Kur organizatorët dhe urdhëruesit kishin fshehur ekzekutorët.  Në çdo ngjarje ku është e përfshirë politika nuk do zbardhet. Por në këtë rast ne e dimë se kush e bëri.

9 komente në “Artan Hoxha: Për 21 janarin ka prova të reja”

  1. Nazmiu says:

    Saliu, para drejtësisë.
    Do ta mbaj vet, a do ta ndaj me Bashën ,
    punë për të .
    Burgu po e pret .Duhet shpagim .

  2. Free says:

    Dihet kush e urdheroi , kush ekzekutoi dhe po i hajn M. Njeri ye vret e tjetri te varros ja ky eshte shteti i sotem.

  3. Talent tahiri says:

    21 JANARIN E PROVOKOI DHUNA E RAMES ME PADURIMIN E TIJ PER TE ARDHUR NE PUSHTET. PO NISI NJE PROTESTE E DHUNSHME ASKUSH NUK GARANTON QE S DO KETE VIKTIMA. SI RAMA DHE BERISHA JANE TE DY FAJTORE NJESOJ. ME DUKET E PAKUPTIMTE KUR RAMA KERCENON CDO 21 JANAR. SI NUK I VJEN TURP. DIHEJ QE NJE JAVE ME PARE QE NE 21 JANAR DO KISHTE DHUNE.

    1. R says:

      Dhe pastaj sipas teje Talent saliu duhet te vrasin me armet e shtetit njerëz dhe gazetarë te pafajshem ne mesë te bulevarditPO O TALENT SALI KRIMINELI O ZOT KUR STE VRAU SALI LULI NDONJE VELLA APO MOTER O KRIMI

    2. ben says:

      Talent tahiri-eshte e vertete se protestuesit ishin te dhunshem dhe dhuna nga cdo ane qe te vije eshte e patolerueshme, por ajo qe mbase juve keni harruar eshte se vrasjet u bene pasi protesta po shperndahej dhe personat e qelluar nga garda ishin shume larg K.ministrise. Keta persona gjithsesi nuk perbenin rrezik per garden, pasi nuk po sulmonin kerkend. Dihet se policia, ne se nuk ka rruge tjeter, neutralizon ato individe qe perbejne rrezik per institucionet, funksionaret apo edhe cdo person tjeter, gje qe nuk po ndodhte kur u vrane ata te kater. Rrezik perbente Kacifas qe qellonte me arme kunder policies dhe jo kater persona qe ishin ne boulevard me duar ne xhepa.

  4. Martini says:

    Artan.Ne orkestren e te mireve kunder krimineleve.Per ceshtjen e.21 janarit je Violina e Pare per te mos thene dirigjenti qe duhet ta cosh deri ne fund
    Familjet e deshmoreve te kane bekuaros u terhiq.

  5. ZGJOHU NGA GJUMI ! says:

    “Prova te reja” ?! pse c’ubene te “vjetrat” qe s’dolen ne drite ? Shtete leshi kacurel thuaj,

  6. dritani says:

    Talent Tahiri; nuk ke as talent e as force argumentuse per te na binde me brockullat e tua: E para, te vraret jane jashte e larg perimetrit te kryeministrise, e dyta vrasjet e dhuna u bene teksa protesta po shuhej e sheshi po zbrazej, pra “rreziku” per naltmadhnine e tij e bishtukun, po largoheshin. Shihe mire nje foto te naltmadhnise ne garde. Krejt i merdhitun. Shperblimi qe u beri gardisteve me parate tona, perben nje krim me vehte+serverin+plus doktorin me bluze te zeze qe deklaronte se vrasjet qene bere nga afer. Edhe keta dy “picirruke” i kane hak prangat. Ndersa dy ideatoret e vrasjeve e te dhunes ndaj demonstruesve, urdherdhenesit, nuk do ta kene te gjate lirine. SPAK-u dhe organet e drejtesise se vertete jane nisur e po shkojne drejt tyre.

  7. Ergys says:

    Po Likja qe i quajti kokpalare sot eshte president.Dhe Rama tha qe eshte presidenti me i mir qe ka qene deri sot.A u tall a e tha me te vertete e dine vetem ata te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje