Falsifikimi i dokumenteve nga “DH Albania”: Jep dorëheqjen drejtori i OST-së

21 Janar 2019, 14:25Kronika TEMA

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen.

Ky vendim vjen pak kohë pasi  pasi “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.

Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA
I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha. (TemA)

2 komente në “Falsifikimi i dokumenteve nga “DH Albania”: Jep dorëheqjen drejtori i OST-së”

  1. Koba says:

    Per arsye se je Pjestar Bandes se Like Bajges Lesheliste.

  2. spartak says:

    Kush ta futi atë dobiç firme nëpër letra ?
    Prej lufte veç ai largohet , që është lindur tradhëtor .
    Kush është burrë nuk frigohet , por vdes por vdes si një dëshmor .
    Nuk hikën një drejtues prej 16-17 muajsh në krye të një Korporate qindra e mijëra miljonëshe , pa i tregu popullit për fajtorët e mashtrimit kolosal miljona dollarësh .
    Cilin ke frikë ? Ministrin apo mafien rrotull . Ky mashtrim ka qenë plotësisht i njohur dhe me koshiencë i është imponuar vartësve . Po ta them hapur Klodian Gradeci . E drejta do dali sepse nuk don ndonjë filozofi për tu kuptuar , por ty , me gjithë atë shkollë , inxhinier , me gjithë ato detyra e poste në një Korporatë Publike ku është mundi , djersa , madje edhe jeta e mjaft specialistëve të këtij populli , po qe që nuk i a thua popullit arësyen e tërheqjes , me keqardhje po ta them ,njolla e turpit para popullit tënd do të mbulojë . Zgjedhja është e jotja . Ke frikë , sepse , nuk i jepet besë mega hajdutëve , në mos paç qenë edhe ti i përlyer .
    Tani të flasim konkretisht . Ai që ju ka shtyrë dhe bërë presion me deklaru pa kontroll me shpejtësi e me çdo kusht fituese një Kompani Fantazme Hajdute , nuk mund të ishte Zv/ Ministër Energjitike , mbasi ky Zv/Ministër nuk mundej kurrsesi të ushtronte asnjë pushtet dhe presion tek Drejtoria e Rrugëve , ku po kjo firmë desh përlau nja 20 miljon Dollarë , dhe edhe atje me Letra Fallco . Po kështu , dhe e anasjellta nuk mund të ndodhte kurrsesi me Zv/Ministrin e Transporteve . Juve dhe Drejtorit të Rrugëve këtë presion të pa parë jua ka ushtruar vetëm pushteti i Ministrit . Prokurorët janë duke e zvarrit e sorollat këtë punë me shpresën e zbehjes dhe fashitjes , por konkluzionin e mësipërm , le të dali ndonjë ta kundërshtojë e të ma hedhi poshtë me argumenta . Prokurorë . Po nuk i zbërthyet këto Mega Vjedhje e Abuzime Pushteti sa ma parë , do të jeni dhe konsideroheni edhe Ju ndër bashkëpunëtorët më të rrezikshëm të këtyre abuzimeve . Haram detyra , besimi dhe rrogat që keni marrë nga ky popull fisnik e i shumë vuajtur .
    Edhe ti Klodian Gradeci mos merr përsipër turpin e bashkëpunëtorit . Bëhu burrë e mos ki frikë kërrkënd , veç në paç gisht vetë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje