Atentati me tritol në Gjirokastër, kush është biznesmeni me dy emra

25 Janar 2019, 21:51Kronika TEMA

Mbrëmjen e sotme në një ndërtesë 3-katëshe në lagjen ‘Granicë e Sipërme’ në Gjirokastër, ka ndodhur nje shperthim.

Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3-katësh në pronësi të një biznesmeni që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello.

Ai ka një autobus të dhënë me qira në një linjë të trasportit Gjirokastër-Tiranë.

Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja nuk ka lidhje me këtë biznes të tij, cështjen e licencave apo sherrin e ndodhur para disa netësh te ‘Ura e Lumit’.

Po kështu Bello mësohet se ka edhe një lavanderi në pronësi të tij.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve si dhe marrja në pyetje e pronarit të objektit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje