Prangosen 4 "skifterët" e Kavajës: Bënin kërdinë me vjedhje banesash dhe pastrim parash

26 Janar 2019, 10:25Kronika TEMA

Prangosen 4 persona në qytetin e Kavajës të cilët akuzohen për grabitje.

Mësohet se policia ka arritur të zbardhë 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.

Sipas burimeve zyrtare, është finalizuar operacioni policor i koduar “Perimetri”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Në sajë të këtij operacioni janë ndaluar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë. Ata akuzohen dhe për pastrim parash.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

1 komente në “Prangosen 4 “skifterët” e Kavajës: Bënin kërdinë me vjedhje banesash dhe pastrim parash”

  1. T E P S I A S O C I A L I S T E says:

    Nuk quhen “Skiftere” por HAJDUTE me germa te medha biles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje