"Venusi", Bujar Sheshi mohon akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

26 Janar 2019, 17:33Kronika TEMA

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi kundërshtoi dokumentet e publikuara në media sipas të cilave ai ka qenë dikur bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit – policisë sekrete famëkeqe të regjimit komunist.

Nga Besar Likmeta

Në një bisede të shkurtër telefonike mesditën e të shtunës, prokurori Bujar Sheshi i tha BIRN se do të reagonte kur të merrte dokumentet zyrtare, por kundërshtoi akuzat në media dhe nga Partia Demokratike se kanë qenë bashkëpunëtor i policisë sekrete.

“Është shpifje, nuk kam qenë kurrë anëtar i Sigurimit të Shtetit,” tha ai.

Prokurori Bujar Sheshi ka një karrierë të gjatë si jurist dhe përfaqësues i institucionit të akuzës në Shqipëri. Në vitet 1994-1997, ai ka punuar si avokat. Për më shumë se një dekadë mes viteve 2003-2015 ai ka punuar si prokuror i çështjeve të Gjykatën e Lartë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që në janar 2015 është emëruar si prokuror pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Më 11 dhjetor 2018, Sheshi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Si pjesë e vlerësimit të kandidaturës së tij, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku i ka kërkuar Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit me datë 26 tetor 2018, verifikimin e figurës së tij.

Me datë 22 janar, Autoriteti i ka marrë një vendim për të informuar Prokurorin e Përgjithshëm, se nga kontrolli i cilësive etike, morale dhe profesionale të zotit Bujar Sheshi, ka rezultuar se ai rezulton në dokumentet e ish-Sigurimit si bashkëpunëtor në kohën kur ka qenë nxënës në gjimnazin Petro Nini Luarsi në Tiranë, por nuk disponohen dokumente për rolin e tij. Gjithashtu, i njëjti vendim nënvizon se Sheshi figuron në të njëjtat dokumente si anëtar me detyrë hetues, në Hetuesin e Degës së Punëve të Brendshme Fier.

Ky vendim i Autoritetit është miratuar me shumicë votash. Në favor të vendimit kanë votuar kryetarja Gentiana Sula dhe anëtarët Altin Hoxha dhe Simon Miraka. Kundër vendimit është rreshtuar Dr. Marenglen Kasmi.

Identitetin e bashkëpunëtorit

Gjatë regjimit komunist, ish diktatori Enver Hoxha burgosi dhjetramijëra vetë dhe mijëra të tjerë u pushkatuan ose vdiqën nëpër kampe pune me ndihmën e policisë sekrete, ish-Sigurimit të Shtetit. Në prill 2015, parlamenti miratoi ngritjen e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, e cili do të hapte për publikun dosjet e viktimave dhe bashkëpunëtorëve të ish shërbimit famëkeq.

Dokumenti i Autoritetit i publikuar në media – autenticitetin e të cilit BIRN nuk mund ta verifikojnë në mënyrë të pavarur, shprehet se gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit në kartelën Model 2, nr. 8023 janë “Bujar Rasim Shesha” i datëlindjes 1957, ndërkohë që gjeneralitetet e prokurorit janë Bujar Ramiz Sheshi, i datëlindjes 15.12.1957.

Por nga verifikimet e kryera në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka rezultuar se në Regjistrin Kombëtar të vitit 2010, nuk ka persona me gjeneralitetet ‘Bujar Ramis Sheshi’ ose “Bujar Ramis Shesha’ – çfarë e ka shtyrë Autoritetin në përfundimin se kartela nr.8023, i përket anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas kësaj kartele ai është rekrutuar në vitin 1974, gjatë periudhës që ishte nxënës në gjimnazin Petro Nini Luarasi në Tiranë, me pseudonimin Venusi dhe dosja është mbyllur pas 10 muajsh në tetor 2015-të. Sipas Autoritetit nuk ka dokumente që të hedhin dritë mbi aktivitetin e tij gjatë kësaj periudhë.

Prokurori Sheshi kaloi në tetor procesin e vetingut duke u rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Të qenit bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit nuk është një nga kriteret diskualifikuese te procesit të vetingut, por është kusht për prokurorët që bëhen pjesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku Sheshi u zgjodh si anëtar në dhjetor.

Opozita sulmon Arta Markun

Në një konferencë për shtyp të dielën, deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri është shprehur se prokurori Bujar Sheshi, nuk duhet ë ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e akuzuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku se e ka kualifikuar kandidaturën e tij në kundërshtim me ligjin.

“Bujar Sheshi nuk duhet të ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Arta Makru e kualifikoi në kundërshtim me ligjin që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll,” deklaroi Strazimiri.

“Ligji ‘Për organet e qeverisës së sistemit të drejtësisë’, e ngarkon Arta Markun me përgjegjësi direkte, pasi në nenin 279, përcaktohet se Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtarët e KLP-së,” shtoi ai.

Strazimiri ngriti pikëpyetje pse Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, e kishte marrë vendimin mbi përshtatshmërinë e prokurorit Sheshi tre muaj me vonesë, duke aluduar se maxhoranca po e ndëshkonte tani këtë fundit për arsye politike.

Sipas relacionit të prodhuar nga Prokuroria e Përgjithshme mbi ‘Verifikimin e plotësimit të kushteve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,’ organi i akuzës ka qenë në pritje të konfirmimit të Autoritetit kur ka vendosur se prokurori Bujar Sheshi i ka plotësuar kushtet ligjore për kandidimin në KLP,

“Për verifikimin e pikës “dh” “e”, për kushtet, kandidati ka paraqitur deklaratat, dhe nga ana jonë është kërkuar konfirmimi dhe në Autoritetin për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit,” shkruhet në relacionin e Prokurorisë.

Sipas dokumentit te publikuar në media, “konfirmimi” nga ana e Autoritetit është marrë vetëm me datë 22 janar. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i arritshëm për koment mbi akuzat e Partisë Demokratike ditën  e shtunë.

21 komente në ““Venusi”, Bujar Sheshi mohon akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”

  1. arber_bylin says:

    nese eshte e vertete , burg per kete flliqesire , e ka bere qellimisht , te minoj procesin e vetting , ta vonoj qellimisht, dhe te bej ison e politikaneve , asnje kah politik nuk e so vetting , jane te gjithe hijena , qe kane vjedhur shtetin dhe popullin keto 28 vjet, ne fund te detit e kane vendin keta plera.

    1. demos says:

      E ca pastaj? A ka vrare njeri, ka denu njeri kot? A ka pas pushtet dhe ka vjedh ndonje gje si keta qe qeverisin apo jane ne opozite sot? Athere pse kercen kot si gamor?

    2. Kalec Dega says:

      A ka klysh t’kuq qe nuk ka punuar ne emer te Partise ?

      Jane turrur gjithe spiunat e sigurimit per ta mbrojtur faren e keqe/kolegun…na del dhe prokuror i mire..dmth i vetmi prokuror i mire…sepse po ta sulmoje PD-ja qoka i mire….

  2. Whitesnake says:

    Ky Bujari e njoh ashtu sic njihet nga te gjithe; njeri tejet pozitiv. Fakti qe e sulmon PD – ja ma perforcon me teper kete opinion. Tashme dyshimi me lind per anetaret e tjere qe akoma nuk jane perfshire ne ritualin pergojues te SHQUP – it.

    1. Fatos Gega gjermani says:

      E di pse po te shkruaj,sepse cuditem kur Shof qe ka akoma njerez si ti qe ju dalin Krah plehrave dhe krimineleve si puna e ketij Bujar Sheshit.Dokumenti qe ai ka qene bashkepuntor i sigurimit eshte gjetur nga nje Kommission i verifikimit te pastertise se figures i formuar nga shteti.Ti nuk e besoke se mbas deklarimit nga ky Kommission te ketij dokument nje deputet i PD me te drejte thote qe zgjedhja e ketij bastardi antar i KLP eshte i paligjshem.Ti nuk e beson ose ben sikur nuk e beson se je i helmuar nga helmi komunist qysh ne barkun e nenes.Po keshtu nuk e besonit qe ne Parlament e neper bashki te kish kriminele te denuar ne vendet Europiane,por dolen mjaft te tille e te denuar ne shume vende te europes.Edhe vete kryedrogaxhiu Rama u mundua tju a mbulonte por kur dokumentat erdhen kerkoj “falje”.Mos mendo se Jam ndonje simpatizantet i PD,te dy palet si shof dot se Jane njelloj por me vjen keq qe ka akoma njerez si ti qe ju dalin mbrojtje krimineleve si puna e ketij dhe mbeshtesin akoma Partine Komuniste-Kapitaliste te Edvin drogaxhiut apo te Saliut.

  3. votren says:

    Ne fakt nga surrati u ngjan shume atyre felliqesirave.

  4. IVONI says:

    te keq qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit do te thote se ke qene anti sabotator ,anti kriminel , anti hajdut , anti kurvar , anti imperialist etj etj , pra ke qene bir besnik i idealeve te popullit . Ne rast te kundert , te jesh kelysh i hajduteve te tridhjet vjecarit te fundit, ce do vehten , me mire shko e mbytu ..!

  5. koki says:

    O injorante qe nuk leni gje pa shpifur a e njihni kush eshte Bunar Sheshi……

  6. Deda says:

    Ikni or legena se lat nam nuk perzihej sigurimi shtetit me adolesht e para , e dyta me mir te ket qen me sigurimin e shtetit se punonte per te miren e atdheut , sesa shkerdhat agjent i sherbimeve te huaja si ju kurva qe mbaheni per burra te mir , po na dalim ish burgaxhit dhe ish antishqiptaret atdhetar dhe denigrojn pjesen me te mir te kti populli , zhulca mashtrus e genjeshtar, per te denigruar te rjeret keni msuar nje gje ke punu per partin e punes je i pa ndershem po pate qen i interrnum ose bashkpuntor me nazizmin je patriot , pranaj skeni per te bo hajer kurr ju se jeni komplet mrapç .

  7. Fieri says:

    Ku ka ze s’ështe pa gje, por ça rendesie ka kjo ka qen apo jo sigurims ketu e 30vjet te shkuara. Ne kemi te gjithe politikanet e viteve te demokraleshit ( them per te majte e te djathte ) qe kan vra, vjedh,grabit, perdhunu, edhe gjith pislleqet qe eksistojne ne kete bote i kan bere edhe ne prap mezi presim qe ti votojm. Merruni ore me te sotmen, a zbuloni dot pislleqet e te sotmes??? Keto na duhen e kalura vdiq bashke me moniznim( pavaresisht se edhe keta jane pjella e tyre)

  8. Detari says:

    Akoma thithin duhan ne shqiperi, akoma dhe policat rrugor me cigare ne dore…

  9. OPGJ says:

    Bujari nje nga me te ndershmit.Kristal.Ralle mundet te gjesh te tille.Ideal per vendin qe.eshte zgjedhur.Pyesni personat.qe ka denuar me bur,sipas.ligjit cfare thone per te.A e njihni.Gentiana.Sulen cperfaqeson.Caktivitet biznesi ka me burin.Si eshte me taksat dhe i ka deklaruar….Xhixhile.qe ka borxh…Flet kot dhe idotesire per dosjet qe te leme te kuptosh ne kopleks se ja ka fut kot.Bejini nje veting me specialiste dhe do ta.sjihni..Po kush tja beje Edi….!!!

  10. tonia says:

    Bujar Sheshi ka qene simbol i ndershmerise .Do te desheronja qe Prokurorine e Pergjitheshme apo SPAK-un t’a drejtonin njerez si Bujar Sheshi qe jane te pakorruptueshem dhe te paperkulshem ne luften kunder krimit .I uroj suksese dhe jam i bindur se do te kete sukses ne cdo post qe t’i besohet.

  11. Koba says:

    Perralla me Mbret!!! Na paska qene Bashkepuntor qysh Kalama Gjimnazi!!!??? Nuk shikoni qe ne Turmen e PD ka disa Spiune te Serbit si Nul Noka apo vete Sali Krimineli !!!

  12. Andi says:

    17 vjec bashkepunetor i sigurimit?Edhe sikur te jete e vertete nuk rezulton te kete spiunuar njeri.17 vjecaret e sotem i perdor per ca te dush per 5 euro.Bujar Sheshi eshte nje zyrtar qe i ben nder shtetit te vet.Nje nga pak prokurore te ndershem dhe te afte qe sju ka dale gjys llafi ne keto 28 vjet postkomunizem.Mos i perdorni keto figura per te mbushur faqet e gazetave se jane shume te vyer per drejtesine e vendit.Tung

  13. Arber says:

    Te vjen shum keq kur lexon gjithe keto felliqesira per
    nje njeri te perkryer dhe etalon I ndershmerise.Po si mundet qe ne Shqiperi nderohen te pa beset alla Sali
    Berisha e shume te ketij soji.Spiuna vertet te ndyre te ish sigurimit.Dhe per kete qe emerin e ka Bujar Sheshi,po ju them vetem spiun s’mud te behej kurre.Nje ish hetues per krimet kunder atij shtetl qe edhe ish kryetaret e Deges se Puneve te Bredeshme ne Fier e hiqnin kapelen para ketij.Pse ?Teper korrekt
    dhe i ndershem,nje djale teper i rregullt dhe per te gjithe ata qe llapin sot?Ju them me bindje lum ajo nene qe e lindi.

  14. Ka_Ri says:

    O idiote po ai ka qene prokuror hetues, si mund te ishte bashkepuntor kur ishte hetues? Apo spiunonte shoket e vet hetuesa, edhe ata sigurimsa sipas jush. Edhe une e di qe Albana Vokshi ka qene spiune, se spiunonte Ije Farken kur I shkonin komunistat ne shtepi. Pordhe me rigon alla strazo.

  15. Kola says:

    Na shkoi jeta duke ndyre njeritjetrin.

  16. Kush ka mend,e kupton says:

    Kjo eshte plan i sajuar te atyre qe kerkojne kleçka, per te sabotuar Reformen ne Drejtesi.I versulen nje personi ,qe nga pasuria eshte me i pastri nga ata qe kane kaluar vetingun.Dhe kur te ngrihen Organet e reja te Drejtesise,kete muzike do te degjojme nga ata,qe i kane duart te njollosura,prandaj mos prisni te heshtin.Bejne mire qe dhe vezhguesit nderkombetar,qe monitorojne proçesin e vetingut,ta shikojne me ne thellesi kete manover djallezore,qe perdoren çdo lloj marifete,per. te minuar reformen,ose te thone qe eshte e kapur.

  17. Ergys says:

    Keto nuk jane argumenta.Duket qe nuk dine ku te kapen dhe nxjerrin keto qe nuk jane arsye.Sigurimi i shtetit ishte arma e pushtetit popullor.Atje ishte per nder te sherbeje sepse i sherbeje popullit dhe Atdheut tend.Cfare kujtoni ju qe gjykatesit dhe prokuroret ne Amerike nuk jane te lidhur me Cia-n??Qe ambasadoret e shteteve te Evropes e te Amerikes nuk jane te lidhur me sherbimet e vendeve te tyre???Sigurimi i shtetit ishte forca e shtetit dhe popullit tone.Shikoni sot qe agjenti i Udb-se Sali Berisha ka 30 vjet qe i ve zjarrin Shqiperise.Ky gjykatesi po pati raste korrupsioni dhe veprimtari mafioze te denohet po ama jo te dilet jashte llogjike me intrigat e bandes kriminale e antishqiptare te Pd-se.

  18. Andreas says:

    Partia Demokratike si organizate okulte eshte streha e ngrohte e pjeses me te felliqur te PPSH se. Te gjithe spiunat e Sigurimit dhe te agjenturave te huaja i keni aty. Bujar Sheshi eshte njeri i ndershem e i devotshem dhe jo si tradhetaret dhe kurvat politike te mender LSI dhe PD..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje