FOTOT: Sandër Lleshi çon për "riedukim" policinë rrugore, trajnohen për përdorimin e radarëve dhe matësve të alkoolit

27 Janar 2019, 16:49Kronika TEMA
FOTOT: Sandër Lleshi çon për "riedukim" policinë

Forcat e policisë kanë nisur një proces trajnimi për njohjen më të mirë të pajisjeve, radarëve dhe alkoolmatësve. Policia e Shtetit njofton se të përfshirë në trajnim janë Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Policisë Rrugore dhe shërbime nga trupa e Policisë Rrugore Vendore nga të 12 qarqet.

Trajnimi jo vetëm në salla, por edhe në rrugë, në trafik, për të përsosur teknikat e identifikimit të shkelësve dhe të dokumentimit të tyre.  Qëllimi i trajnimit: Bashkëpunimi dhe transmentimi i dijeve dhe praktikave më të mira nga eksperiencat e ndryshme” njofton Policia.

Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm ka nxjerrë urdhërin që parashikon reduktimin e patrullave policore në rrugë dhe zëvëndësimin e tyre me matës elektronikë.

2 komente në “FOTOT: Sandër Lleshi çon për “riedukim” policinë rrugore, trajnohen për përdorimin e radarëve dhe matësve të alkoolit”

  1. duhet te nderhyni per policine rrugore says:

    Policia ne pergjithesi padyshim qe ka ndryshim pozitiv, por policia rrugore mbetet teper e paafte dhe pa pike autoriteti. Nuk nderhyjne ne asnje rast te shkeljeve. Makina te parkuara paralel, kalojne makina te policise rrugore, i bien njehere sirenes dhe vazhdojne rrugen ??? Per cfare i merr rrogat policia rrugore ??

  2. Zambi says:

    Si ka mundesi qe trainohen per radaret dhe alkolmates policet e rilindur?!
    Policia qe duam nuk di te perdore radarin?!
    Apo ngaqe kaluan me dron harruan keto gjerat bazike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje