Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese: Konsideroj si prioritare drejtimin e KED

29 Janar 2019, 10:25Kronika TEMA

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është tërhequr nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një letre Dvorani  argumenton se kërkesa e tij për t’u tërhequr nga ky kandidim, vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED).

“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. 

Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Terheqja është e pa revokueshme”– shprehet Dvorani.

Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar procesin e vettingut. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje