“Çdo veprim në luftën ndaj kriminalitetit do të falimentojë nëse nuk merret mekanizmi financiar. Të sulmohet sistemi subjektet qe i bëjnë të mundur, trafikantëve”.
Kështu tha prokurori i antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho gjatë një konference në Tiranë me ministrin e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorin e BE.
Gjatë konferenës gjithashtu Cafiero De Raho tha se një e ardhme në Ruropë ndërtohet përmes një lufte të pareshtur ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit..
“Jam dakord me Sorecën kur tha se formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë, por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve.
Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë.
Rezulton se është rritur edhe trafiku i armëve, të mendojmë për shfaqjen e territorit ku mund të zbatohet. E përsërisim ne po edhe agjenci ndërkombëtare, çdo veprim në luftën ndaj kriminalitetit do të falimentojë nëse nuk merret mekanizmi financiar. Të sulmohet sistemi subjektet qe i bëjnë të mundur, trafikantëve.
Instrumentet që ka në dispozion legjislatura shqiptare të përdoren me rigorozitet. Të kthejmë besimin në shtet dhe institucionet shtetërore.
Një e ardhme në europë ndërtohet përmes një lufte të pareshtur ndaj luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.
Drejtoria antimafia është e gatshme të ofrojë asistencën e vet edhe sa i përket legjislacionit për burgjet. Aktiviteti kriminal mos drejtohet nga burgjet. Kapot historikë të grupeve mafioze të ndalohen të veprojnë nga burgu”- tha prokurori i antimafias italiane, (TemA)