Policia nuk do të largohet nga fshati Mamaj pa e kapur grabitesin e bankes ne Tepelene. Ja kujt i druhen!

29 Janar 2019, 18:40Kronika TEMA

Prej më shumë se 4 orësh, policia vijon ndjekjen për arrestimin e 25 vjeçarit Kristo Ruçi, i cili grabiti bankën në Tepelenë një ditë më parë.

Burime të Argjirolajm.net bëjnë me dije se policia nuk do të largohet nga fshati Mamaj pa e kapur atë.

Por drejtuesit e operacionit kanë vetëm një frikë, se mos i riu qëllon me armë ndaj policisë. Plagosja apo ndonjë viktimë e mundshme në radhët e oficerëve do të ishte fatale, prandaj operacioni është i ngadaltë.

Burimet i thanë Argjirolajm.net se grabitësi u lokalizua që mbrëmjen e djeshme, por policia e mbante të rrethuar dhe nën vëzhgim, duke shmangur ndërhyrjen gjatë natës pikërisht nga frika se mos ai qëllonte me armë.

Kristo Ruci akuzohet si autor i grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë.

Policia po vijon ndjekjen e grabitësit me maskë, i cili vodhi një sasi parash që ndodheshin në arkën e bankës pasditen e së hënës (28 janar).

Personi i maskuar u fut në filialin e bankës rreth orës 15:10 minuta dhe nën kërcënimin e armës mori paratë. Autori me veshje ushtarake dyshohet se ka qene n[n vëzhgim të bankës gjatë gjithë ditës.

Mësohet se pas grabitjes së parave, ai u larguar me një makinë që po e priste jashtë ndërtesës së bankës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje