LETRA/ Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Kushtetuesen: E parevokueshme, ja arsyet e vendimit

29 Janar 2019, 11:55Kronika TEMA

Gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, është tërhequr nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një letre zyrtare të drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe zëvendës kryetares së Këshillit të emërimeve në Drejtësi Vitore Tushi, Dvorani shpjegon arsyet e kësaj tërheqje.

Ai shpjegon se tërhiqja ka ardhur për t’i dhënë përparësi Kushtetutshmërisë dhe se është e parevokueshme.

Letra e plotë

Parashtresë

Lënda: Për tërheqjen nga kandidimi për pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën
Kushtetuese

Tiranë, më 28.01.2019

Zotit Xhezair Zaganjori

KRYETAR I GJYKATËS SË LARTË

Zonjës Vitore Tusha

ZËVENDËSKRYETARE E KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Në mbështetje të nenit 125 të Kushtetutës, si edhe të neneve 7/a dhe 7/ç të ligjit nr.
8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së
Shqipërisë”, si rrjedhojë e krijimit të pozicionit vakant me mandat të plotë në Gjykatën
Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, në datën 16.01.2007, ka kryer njoftimin publik mbi
thirrjen për shprehjen e interesit dhe kandidimin për plotësimin e këtij vendi vakant, brenda
afatit 30 ditor ligjor.

Në datën 14.02.2017, nisur edhe nga fakti që, sipas Kushtetutës dhe ligjit, ky pozicion
vakant plotësohet nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kam paraqitur aplikimin, të shoqëruar
me dokumentacionin përkatës, për kandidimin tim për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Për shkaqe të njohura e të lidhura me vonesa në zbatimin e dispozitave të reja
kushtetuese dhe të lidhura me krijimin e funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të
drejtësisë, edhe pse kanë kaluar thuajse dy vjet, ende nuk është proceduar sipas ligjit me
verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidaturave për këtë pozicion vakant nga ana e
Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si edhe me procedurat e zgjedhjes të gjyqtarit të ri të
Gjykatës Kushtetuese nga ana e Gjykatës së Lartë.

Përgjatë kësaj periudhe dy vjeçare pritjeje për shqyrtimin e kandidimit tim, në zbatim
të Kushtetutës dhe të ligjeve të nxjerra në pajtim me të, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës së
Lartë dhe njëkohësisht të kandidatit për plotësimin e një pozicioni vakant për gjyqtar në
Gjykatën Kushtetues, i jam nënshtruar të gjitha procedurave të verifikimit dhe të kontrollit nga
ana e organeve të rivlerësimit kalimtar.

Në përfundim të këtyre procedurave, Komisioni i
Pavarur i Kualifikimit, me vendimin nr. 49, datë 25.07.2018 ka vendosur: “Konfirmimin në
detyrë të subjektit të rivlerësimi, z. Ardian Dvorani, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë,
Tiranë.”.

Ky vendim nuk është ankimuar dhe ka marrë formë të prerë në datën 19.09.2018.
Po kështu, në zbatim të nenit 149/d të Kushtetutës, si edhe të dispozitave të ligjit nr.
115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në përfundim të procedurave
ligjore të përgatitjes dhe paraqitjes së listave nga ana e organeve shtetërore përkatëse të
ngarkuara nga ligji dhe të procedurës së përzgjedhjes me short, të realizuar nga ana e Kuvendit,
në datën 07.12.2018, jam përzgjedhur, pra jam i ngarkuar me detyrën që të ushtroj funksionin
kushtetues të anëtarit dhe, njëkohësisht, të Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për
vitin 2019.

Ndonëse kanë ndodhur në kohë të ndryshme dhe, gjithsesi, jashtë vullnetit tim e të çdo
parashikueshmërie logjike e profesionale, ushtrimi i së drejtës sime të kandidimit për të qenë
gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, i paraqitur prej 2 vjetësh, përkundrejt detyrës kushtetuese që
tashmë më është ngarkuar si anëtar dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, meqenëse
kompetenca e këtij organi është verifikimi, vlerësimi dhe renditja e kandidaturave për në
Gjykatën Kushtetuese, në dukje, mund të krijojnë mendimin se, pashmangshmërisht, ndodhem
në kushtet e përhershme të konfliktit të interesit.

Në vlerësimin dhe bindjen time të plotë profesionale, në zbatim dhe interpretim të drejtë
të Kushtetutës dhe të ligjit, ashtu sikurse edhe e kam deklaruar në mbledhjen e parë të Këshillit
të datës 15.01.2019, detyrimi për shmangien nga konflikti i interesit përmbushet plotësisht,
thjesht dhe vetëm me mospjesëmarrjen time në përgatitjen, diskutimin dhe votimin e akteve
nënligjore që duhet të miratojë, në ditët e ardhshme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, lidhur
me rregullat më të hollësishme të procedurave të shortimit të relatorëve, si edhe atyre të
verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidaturave për pozicionet vakante në Gjykatën
Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Po kështu, edhe me mospjesëmarrjen
time, vetëm në procedurat konkrete përkatëse të Këshillit lidhur me tre kandidaturat e
paraqitura për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, ku njëri prej të cilëve, jam edhe
unë.

Megjithatë, vëmendja ime e përhershme për të ruajtur dhe garantuar emrin dhe dinjitetin
tim qytetar e profesional, shkallën më të lartë të përgjegjshmërisë në ushtrimin e detyrës, si
edhe angazhimin maksimal në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, të gjitha këto
në interesin më të lartë të vendit tim dhe të publikut, më sjellin në përfundimin se, përkundrejt
të drejtës sime kushtetuese për të kandiduar, qoftë edhe në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës
Kushtetuese, duhet të jetë absolutisht parësore përmbushja e detyrës dhe funksionit kushtetues
që më është ngarkuar të ushtroj, gjatë vitit 2019, si anëtar dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve
në Drejtësi.

Ndonëse ligjërisht ekzistojnë dhe janë të zbatueshme të gjitha mundësitë dhe mjetet për
ushtrimin gjatë vitit 2019 të funksionin tim pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pa u
tërhequr nga kandidimi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vlerësoj se zgjedhja ime
personale për tu tërhequr nga ky kandimim dhe për të ushtruar vetëm detyrën si anëtar dhe
kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të shërbente si një veprim dhe angazhim i imi
konkret për të ruajtur dhe rritur besimin e publikut dhe të kujtdo në integritetin dhe
besueshmërinë e veprimtarisë së Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

 Aq më tepër kur, aktualisht, angazhimi i plotë dhe përmbushja me përgjegjshmërinë më të lartë, nga cilido funksionar, i detyrimeve që u ngarkon ligji për realizimin e procedurave dhe vendimmarrjeve sipas ligjit dhe
në kohën më të shpejtë të mundshme për të mundësuar përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës
Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përbën interesin më të lartë publik.

Kandidimi im për funksionin kushtetues të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është një
e drejtë që ma njeh dhe garanton Kushtetuta dhe ligjet, aq më tepër tani në kushtet kur, në lidhje
me integritetin tim pasuror, të figurës morale dhe aftësive profesionale, sipas Kushtetutës dhe
ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me vendim të formës së prerë, më ka konfirmuar në
detyrë.

Por, nga ana tjetër, sikurse është legjitime të kërkojmë dhe ushtrojmë të drejtat tona,
përparësi ka gjithmonë përmbushja e detyrës sipas Kushtetutës dhe ligjit, madje në atë mënyrë
që ti shërbejë maksimalisht interesit më të lartë të vendit, përfshirë këtu sjelljen e tillë, jo thjesht
formale, për të krijuar dhe garantuar besueshmërinë publike, individualisht dhe në institucionin
kushtetues ku ushtrohet detyra publike.

Në fund të fundit, gjithmonë mbaj parasysh se,
individët që ngarkohen apo marrin përsipër të ushtrojnë funksione publike, janë dhe duhet të
jenë të përkohshëm, ndërsa institucionet e shtetit shqiptar janë të përhershme.

Prandaj, duke i dhënë përparësi detyrës sime kushtetuese kundrejt së drejtës sime
kushtetuese, shpreh vullnetin tim për tërheqjen nga kandidimi për pozicionin vakant të gjyqtarit
në Gjykatën Kushtetuese.

ARDIAN DVORANI

Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

3 komente në “LETRA/ Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi për Kushtetuesen: E parevokueshme, ja arsyet e vendimit”

  1. Kalec Dega says:

    Sidoqofte, aty qendrojne fort ne Karrie shoket Zagare e shoqet mikesha te Ilir Metes si Vitore Tusha te gjithe vegla te pushtetit dhe politikaneve tane mafjoze….. Xhim Xhoni kur do ta kaloj vetingun?!

  2. Bardha says:

    Patjetet ky shkon aty ku fitohet me shum. Ky dhe gruaja e ktij jan hajdut ordiner. Si e kaloi vetingun ky prokurori i enverit???

  3. loku says:

    Te gjithe terhhiqen se jane hajdute e te korruptuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje