Studentët që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta tashmë mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Kjo procedurë do të nisë duke filluar nga nesër, ndërsa për këtë Policia ka sqaruar edhe rregullat që duhen ndjekur.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke zbatur urdhrin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përcaktuar kriteret për aplikantët, ndërsa si fillim është njoftuar se në total do të rekrutohen 150 studentë.
“Nga 1 Shkurti hapet aplikimi për studentët që kanë pëfunduar universitetin me rezultate të larta për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 150 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në Akademinë e Sigurisë e këtyre kandidatëve:
– të jenë shtetas shqiptarë;
– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje;
– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.
Ndërsa kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë për t’u pranuar në këtë cikël janë:
– të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):
– të jenë në moshë jo më shumë se 29 vjeç;
– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;
– të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.
Aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 1 Shkurt 2019 deri në datë 15 Shkurt 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit:
-Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga mesatarja e mesatares së ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në të njëjtin profil arsimor, si dhe ata me mesatare të njëjtë sipas institucionit ku aplikanti ka përfunduar shkollimin;
– vlerësimi i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
– intervistimi i aplikantëve;
– kontrolli shëndetësor;
– marrjes së shenjave të gishtave;
– verifikimi përfundimtar i aplikantit.
Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar”.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit”, njofton Policia e Shtetit.
po “vdes” te behem POLIC!
me keto cilesi nuk jane as deputetet!
duken si 10 cilesite e KOMUNISTIT!
.. per mua nuk ka kuptim kjo llogjike e tille ..!.. gjyna mos paca , por shoh se ja vlen te interpretoje rinia me pare “o moj shqipni e mjera shqipni ..”!
Pershendetje jam interesuar per tu ber pjes e policis .pass Kam maruar arsimin e mesem dhe jam te vazhdim te arsimit te lart .Ju lutem te me ndimoni !?? Flm Mir kuptimin .
Prsh jam interesuar per tu ber pjes policis pass Kam mbaruara arsimin mesem she jam ne vazhdim te arsimit te lart dhe pasi plotesoj diisa kritere ju lutem me ndimoni !??