VIDEO: Shikoni si ndodhi aksidenti masiv në Vlorë

31 Janar 2019, 09:44Kronika TEMA

Ora News ka siguruar pamjet që kanë filmuar kamerat e sigurisë në momentin e aksidentit masiv në qytetin e Vlorës.

Ka qenë ora 22 53 minuta në rrugën Transballkanike, kur kamerat kanë filmuar makinën që bën salto disa herë duke u përplasur me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës.

Sipas informacionit të gazetares Jerola Zijaj, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, Kreshnik Lilaj, i cili u dërgua në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje