VIDEO: Ecte me 155 km/h në Sauk, radari kap "mat" shoferin

3 Shkurt 2019, 09:20Kronika TEMA

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugë me qëllim rritjen e parametrave te sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve. Në orët e para të kësaj të diele blutë e kryeqytetit kanë kryer kontrolle me radar në Sauk me qëllim ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë kontrolleve ata kanë ndaluar mjete që udhëtonin me shpejtësi të lartë, mes tyre i është hequr leja e drejtimit edhe një shoferi që u kap me 155 km/h, duke u kthyer në një rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në profilin e Facebook, përkrah videos së aksionit, polica ka shpërndarë edhe një mesazh sensibilizues për të gjithë shoferët.

“Forma e re e menaxhimit dhe kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat e jo të ndalohet çdo mjet. Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t’ju vijë aty ku banoni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje