Ky është momenti i tmerrshëm kur një nënë e guximshme tenton të mbyll portën e shtëpisë pasi po sulmohej nga disa persona të armatosur.
Por edhe pas përpjekjeve të saj tre persona e armatosur arrijnë të futen brenda pronës së saj.
Në pamjet filmike do të shikoni edhe një burrë me pantallona të shkurtra i cili gjithashtu përpiqet të mbyllë portat, por bie në tokë kur ata fillojnë të gjuajnë në ajër.
Të tre personat e armatosur mbërritën për të grabitur në shtëpinë e gruas që do të shikoni në video, teksa ajo po përshëndetej me miqtë e saj.
Sipas media lokale personat e armatosur tentuan që të grabisnin të ftuarit e saj, por grabitja u shkoi pa sukses.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.
Ngjarja ndodhi më 2 shkurt në orën 10.40 në Pinetoën të Afrikës së Jugut. (TemA)