Motra e sulmuesit argjentinas, Emilano Sala, ka postuar një foto prekëse në rrjetet sociale.
Ajo tregon qenin e ish-sulmuesit, teksa pret të zotin e vet që të kthehet në shtëpi.
Gjë që nuk do të ndodhë, pasi avioni me të cilin udhëtonte 28-vjeçari u rrëzua dhe sulmuesi argjentinas humbi jetën, së bashku me pilotin 59-vjeçar të avionit privat.
Që kur Emiliano Sala u zhduk pasi avioni me të cilin po fluturonte drejt Cardiff-it u rrëzua në Kanalin Anglez, sipas motrës së futbollistit, Romina, qeni i quajtur Nala vazhdon ta presë pronarin tek dera e shtëpisë.(TemA)