Ky është ishulli plot mistere i Pashkëve

4 Shkurt 2019, 15:37Lifestyle TEMA

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, përdorën kërkime paleogjenomike për të përcaktuar historinë gjenetike të Rapa Nui, siç njihen njerëzit e humbur të Ishullit të Pashkëve.

Besohet se Rapa Nui kishin kontakte me amerikanët e jugut, përpara se evropianët të mbërrinin në ishull më 1772.

Por me habinë e ekipit hulumtues, materialet që ata testuan, treguan se nuk kishte kontakte midis Rapa Nuit dhe amerikanëve të Jugut përpara mbërritjes e evropianëve, ç’ka e bënte disi të diskutueshëm gjetjen e ekipit.

Nëse rezultatet e hulumtimit të tyre janë të sakta, është e qartë se Rapa Nui nuk kanë pasur ndihmë nga amerikanët e jugut në krijimin dhe lëvizjen e statujave të rënda të ishullit (moai).

Të pandihmuar nga askush, Rapa Nui i gdhendën dhe i lëvizën vetë monumentet. Sulmuesit, të cilët rrëmbyen Rapa Nui për t’i shitur si skllevër, e reduktuan popullsinë e tyre nga pak mijëra, nga më shumë se 100 mijë dikur.

Dhe luftërat dhe sëmundjet e shfarosën pjesa tjetër, duke e lënë deri kohët e fundit misterioze origjinën e tyre, mënyrën e ndërtimit të statujave  apo edhe sekrete të tjera. (bota.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje