Dj Robin Sculz: Do të jem në Tiranë, shihemi atje

7 Shkurt 2019, 16:11Lifestyle TEMA
Dj Robin Sculz: Do të jem në Tiranë, shihemi atje

Pas mesazheve e memeve të shkëmbyera mes të rinjve, me gjuhën e rrjeteve sociale, për një grumbullim masiv, në një festë të paparë, të çuditshme, të paparë ndonjëherë në Tiranë, pushtetin këto ditë duket se e kanë pasur postimet e artistëve BIG që do të jenë bashkë me të rinjtë në këtë event. 

I ftuari special, Dj Robin Schulz, me famë mbarë botërore, pas të cilit po çmendet të gjithë këto kohë, ju ka lënë takim të rinjve të Tiranës prej instatorit të tij: “I will be in Tirana this Friday. See you there #juth_al, #juthapp #juthevent”- (Do të jem në Tiranë këtë të premte. Shihemi atje).

Ndërkaq dhe Arilena Ara, Ledri Vula, Mc Kresha e Dj Vicky që do të jenë gjithashtu të ftuar në këtë event ekskluziv, kanë përcjellë mesazhet e ftesën e tyre. “Eja n’festë”- shkruan Ledri Vula, “Të gjithë sytë tek Arilena, 8 shkurt, 21.00, Pallati i Kongreseve”- është postimi i Arilena Arës, ndërsa Mc Kresha i siguron të rinjtë se “Do jem aty!”.

Aty, tek JUTH, në 8 Shkurt, ora 21.00, tek Pallati i Kongresve, do të jenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç, që tashmë e kanë marrë biletën e tyre duke shkarkuar aplikacionin JUTH në celular, siç dhe ishin njoftuar në komunikim të gjatë e të vazhdueshëm me njëri- tjetrin nëpër rrjetet sociale, ku rregullat ishin të qarta, ndërsa misteri bëhej edhe më i madh.

Çfarë është JUTH? Pse po bëhet ky grumbullim masiv i të rinjve deri në 25 vjeç në Pallatin e Kongreseve? Do të zbulohet nesër, në eventin dhe festën e madhe, ku që të hysh duhet të kesh biletën në telefon, sepse ajo është vetëm JUTH app.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje