Jeff Bezos akuzon tabloidin “National Enquirer” dhe pronarin e saj, David Pecker, (një mik i vjetër i Donald Trump) për shantazh dhe zhvatje.
Bezos thotë se ai ka marrë disa e-maile nëpërmjet të cilave kërcënohej se do t’i publikoheshin disa foto nudo të tijat me Lauren Sanchez, gazetarja me të cilën Bezos është lidhur dhe për të u nda edhe nga gruaja.
Bezos zgjodhi të shprehej në lidhje me këtë çështje përmes një postimi me titull “Jo faleminderit zoti Parker” në blogun e tij.
Çështja duket e komplikuar.
Bezos, njeriu më i pasur në botë dhe themelues i Amazon, ka qenë objekt i një investigimi që tabloidi i skandaleve ka bërë ndaj tij si përgjigje për një tjetër investigim për Trump të bërë nga Washington Post (ku Bezos është aksioner).
Shantazhi i National Enquirer ka pasur një qëllim të thjeshtë: Bezos duhej të deklaronte publikisht se investigimi i Ëashington Post për Trump nuk fshihte asnjë motivim politik.
Në të kundërt, fotot e tij me Sanchez do të bëheshin publike.
Por strategjia e Bezos ka qenë e zgjuar.
Ai ka kërkuar që gjithçka t’i dërgohej me email.
Më pas ka publikuar gjithçka në blogun e tij, duke zbuluar kështu një raport intrigant mes botuesit të Enquirer, Trump dhe elementëve në Arabinë Saudite (Pasi Trump u bë president, ai shpërbleu besnikërinë e Pecker me një darkë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën shefi i medias solli një mysafir me lidhje të rëndësishme me familjen mbretërore në Arabinë Saudite. Në atë kohë, Pecker ishte njeri i biznesit dhe kërkoi fonde për blerje).
“Diçka e pazakontë më ka ndodhur dje, por nuk ishte e pazakontë për mua.
Mua m’u bë një ofertë që nuk mund ta refuzoja – ose të paktën kjo është ajo që mendonin ata në “Enquirer”.
Jam i lumtur që menduan kështu, sepse u detyruan ta bënin çdo gjë me shkrim.
Në vend që t’u nënshtrohesha kërkesave të tyre, vendosa të botoja pikërisht atë që më dërguan, pavarësisht kostove personale dhe sikletit që mund të më shkaktojnë “, shkruan Bezos në blogun e tij.
“National Enquirer” pretendon se ka një foto nudo te Bezos, me penisin jashtë, që ia dërgon të dashurës së tij, dhe një foto të pjesës intime të Sanchez.(TemA TV)
Lauren Sanchez
Lauren Sanchez
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Lauren Sanchez
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos
Jeff Bezos me te dashuren e tij, Lauren Sanchez, para se te zyrtarizonin lidhjen e tyre
Lauren Sanchez para se te lidhej me Bezos