Endri Fuga: Në vend që të dëgjoni thirrjen e babait të vajzës, vazhdoni të bëni politikë me një ngjarje fatkeqe

8 Shkurt 2019, 22:37Politika TEMA
Endri Fuga: Në vend që të dëgjoni thirrjen e babait të

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga iu është përgjigjur kritikave për publikimin e imazhit të prindërve të minorenes në Kavajë.

Duke iu drejtuar disa mediave Fuga shkruan se ishin ato (mediat)  që detyruan prinderit e vajzës që të reagonin.

“Ju jeni pikerisht nje nga ata qe detyruat prinderit te reagonin gjate vizites se ne Kavaje.

Ne vend qe te degjoni thirrjen e babait te vajzes, vazhdoni te beni politike me nje ngjarje fatkeqe.“- shkruan Fuga në twitter. (TemA)

4 komente në “Endri Fuga: Në vend që të dëgjoni thirrjen e babait të vajzës, vazhdoni të bëni politikë me një ngjarje fatkeqe”

  1. fatos says:

    Turpi nuk ka fund per ty e padronin tend bashke me Spiropalin , Te thuash funderrina per ju eshte minimumi Endri Fuga!!!

  2. Kalec Dega says:

    Sipas Kryerministrit dhe ketij mafjozi qe i sherben Kryeministrit shtypi, gazetaria, gazetaret ushqehen dhe ngopen me dhimbjet e botes , jane si kafshet grabitqare qe versulen sapo ka ngordhur gjahu etj….Prandaj, duhen urryer dhe emeruar armiq e te poshter, krimba e kazan.

    Mire se vini ne Albanistani e rilpjellur, rilindur sipas modelit te vecante te shpikur dhe frymezuar nga “ekselenti” Rama.

    Kjo qe mesuam sot nuk eshte ndryshe nga vidjot dhe fotot qe dalin nga Facebook i Rames, nje propogande e peshtire qe ndjell neveri dhe percmim per menyren se si tallen me inteligjencen e shqiptareve kjo qeveri, ky kryeminister dhe mafjozet qe e rrethojne qe nga Elbasani e Durresi dhe Drejtoret e tij hajdute e kriminele.

  3. Alban says:

    Turp t’ju vij! Me cfare te drejte vete Spiropordha e bene politike me prinderit e nje femije te perdhunuar. Me cfare te drejte vete e nxjerr ne FB, duke bere qarjen e saj patetike prej kunadheje? Ne cfare vendi te botes e keni pare kete skene. Pse duhet ta dija une kush jane prinderit e femijes se perdhunuar. Ik se jeni qelbur fare! Na i shpifet!

  4. Zambi says:

    Kjo eshte si historia e qingjit qe po pinte uje ne lume e pak me lart pinte ujku i cili kerkonte llogari pse ma turbullon ujin.

    Ju i publikoni pamjet fajin e kane mediat qe flasin per rastin ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje