PËRPLASJA/ Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Sulm vulgar për të prekur drejtësinë. Nuk më ndalni dot, të korruptuarit prapa hekurave

8 Shkurt 2019, 12:51Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se “Gjonaj nuk duhet të marrë pozicionin e virgjereshës dhe dihet shumë mirë se si është e kapur”. 

Në një komunikim për mediat Gjonaj e ka cilësuar këtë deklarata të Kryemadhit si një sulm vulgar, me qëllimin e vetëm ndaljen dhe intimidimin e drejtësisë. 

Gjonaj tha se është sulmuar familjarisht pas arrestimit të një grupi personash që dyshohet se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë.  

Deklarata e plotë e Ministres së Drejtësisë

Dje, familja ime dhe unë jemi venë në shënjestrën e një sulmi të ulët të llojit tanimë të njohur dhe të përhapur gjerësisht në aktivitetin verbal të opozitës.

Personalisht zonja Kryemadhi, e cila është në një garë të ethshme me liderët e tjerë të opozitës, për shpifje dhe trillime, më ka sulmuar familjarisht, pas arrestimeve të një grupi personash të cilët dyshohen se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve të kaluara.

Këto arrestime të kryera nga prokuroria pas një kallëzimi të bërë si rrjedhojë e punës së një sërë inspektimesh të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimesh, kanë mjaftuar që zonja Kryemadhi të lëshohet me shantazhime kundër meje e familjes sime.

Unë nuk jam këtu për t’i rikthyer një përgjigje zonjës Kryemadhi, lidhur me sulmin e saj të ulët, po për t’i thënë çdokujt tjetër se s’mund të më ndalin dot të bëj me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet moral dhe politik vetëm detyrën time.

Procedurat e tenderimeve në Ministrinë e Drejtësisë për vitet 2016 dhe 2017 kanë qenë abuzime që pas hetimit të prokurorisë u bënë shkak për arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Unë jam e vendosur të mbështes prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe inkurajoj atë të thellojë hetimin për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën.

Sulmi vulgar ndaj meje, nuk erdhi si rrufe në qiell të pastër dhe as si nevojë e luftës politike me doza papërgjegjshmërie për ato që thuhen dhe etheve të një lufte pa asnjë princip për pushtet. Jo. Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia.

Në përgjigje të këtij sulmi, që me siguri nuk do të ndalet, unë i bëj thirrje organeve të drejtësisë të mos ndalen dhe të kryejnë hetimin për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë kryer shkelje dhe dëmin ekonomik që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Kush ka përgjegjësi ta mbajë atë sipas ligjit.

I kërkoj prokurorisë të mos intimidohen nga sulmet dhe kërcënimet e kujtdo që tenton të pengojë zbatimin e ligjit.

Procedurat e tenderimeve të kryera dhe procedura e tenderimit të byzylykëve, që tashmë është kthyer në një gangrenë edhe për zbatimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë duhen zbardhur deri në fund. Dhe të gjithë ata që kanë hedhur firmat të mbajnë përgjegjësinë e tyre.

Drejtësia duhet të bëhet e plotë dhe e drejtë deri në fund. Drejtësia nuk duhet të jetë selektive por të gjithë duhet të përgjigjen njësoj përpara ligjit. Duhet të bëjmë durim të gjithë për të parë rezultatet e hetimit nga prokuroria dhe të mos nxitojmë me deklarata, shpifje, thirrje të cilat nuk ndihmojnë hetimin e këtij procesi.

Ofensiva tërësore e opozitës kundër prokurorisë nuk është aspak e rastit dhe nuk ka të bëjë gjëkundi me ato që thuhen, por me ato që dihen dhe që ishin dhe mbeten arsyeja e kundërvënies së vazhdueshme të kësaj opozite ndaj reformës në drejtësi.

Do duhet që opozita të tregojë mbështetjen e organeve të drejtësisë me vepra dhe jo me fjalë dhe akuza për zbatimin e njëjtë të ligjit për këdo dhe në çdo moment.   (TemA) 

21 komente në “PËRPLASJA/ Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Sulm vulgar për të prekur drejtësinë. Nuk më ndalni dot, të korruptuarit prapa hekurave”

  1. Mo says:

    Kjo kryemadhi eshte ba si jevge.

    1. Kalec Dega says:

      Leni Baxhellen , po ndgjoni si ren mes dites gruja e burrit te bandave.lol!

      Kjo trime do baj drejtesi, pasi tmarre leje nga Kapter Ramiu.

  2. Virusi says:

    Mones I ka hik petlla, po I arrestohen anetaret e Bandes.

  3. Roland says:

    Nje shurre si kryemadhi , edhe nje bq si likja shkerdhyen nje shtet ……turp per ata qe marin thesin e miellit nga keta bq ….shesin voten tek kjo shurra..turp..!!!!

  4. shqiptari i ilirise says:

    Nuk di të them gjë për sot,por në Tiranë,deri në vitet 90,po të ishe kombinatëse,shiheshe me nënçmim.
    Dhe,po të të thoshin “ik moj kombinatse”,ti kishin thënë të gjitha.

  5. baxhellalsi says:

    pse nuk heton mistria e drejtesise tenderin e rikonstruksionit te burgut 313 te fituar nga nje familjar i monabaxhelles ne 29 dhjetor 2014 apo tenderin e kamerave te burgjeve te zhvilluar po ne kete date te fituar po nga familjaret e kesaj baxhelle

    1. Kulla bjeshkve says:

      Mistria nuk perdoret per hetim,por per te bere llac ne ndertim.

  6. Lini says:

    Intimidation,blackmailing,extortion….mund ti vesh nje nga keto emrat… cfytyra te poshtra dhe ta besosh qe kesilloj njerezish na qeverisin!!!!

  7. HAJDUTËT e LSI says:

    RESPEKTE për Zonjën ETILDA GJONAJ , që po vepron me Dorë të HEKURT , kundër HAJDUTÈVE dhe të KORRUPTUARVE që VJEDHIN për 29 VJET SHQIPTARËT dhe SHQIPÈRINË !!! NEVERI dhe URREJTJE për SUDEN e LSIsë dhe 500-600 PETRITAVE HAJDUTË të kësaj TUFE HORRASH , që NUK mund ti Quash Kurrë PARTI LSI (LesheLi) , por një ÇETÈ HIENASH dhe ÇAKEJSH , që NUK ngopen duke u pirè GJAKUN SHQIPTARÈVE !!!!! Të FALENDEROJ ETILDA dhe mos u ndal ! Bjeru HAJDUTÈVE pa mèshirë me gjithè Forcën e LIGJIT

  8. Monitor says:

    MINSTRJA E. Gjonaj , kushurir e IMetes. E thene nga kjo e mencura e IM?
    Pyetje Znj. MONIKA mendoni qe yt sdhoq ka bere kapje te erkzekurtovit?
    A ka te drejte Rama ti kerkoj kesaj zonje te Ministrise drejtesise doreheqje per shkak te kesaj lidhje pasi po sulmohet qeveria si e kapur nga IM.

  9. Vlesh says:

    Oj ti Etild! Sulmi ishte tamam! Ta tregoj nje lidhje fisnore ( ti je kushurir e aferte e I.Metes).
    Pra une si qytatar i thjeshte degjpj neper Lasjme me te infortmuarin dixhitalsin SB qe thote Se Rama ka kap drejtesine. Ne fakt kur degjoj qe ti je kushurire I. METES, theme se ti je kapur nga ky person i perfolur si hajdut dhe i korruptuar. A me doni se ju te largoheni qeveria, sepse dilni e kapur nga IM?

  10. Roberto says:

    Pse cuditeni ju nga Monika?? Ajo e di ku i pikon catija prandaj i djeg gopi. Te gjithe ministrat e LSI te pakten kane votuar tek kutia e Ilir Metes njesoj si video pergjimi i Dritan Priftit vite me pare dhe Monika e di kete prandaj digjet e tera para e mbrapa.

  11. Lizga says:

    PERGJIGJE e merituar dhe e mencur….krenohemi me figura te tilla….

  12. AQIFI says:

    .. ju te gjithe me “kucke e me macke ” keni pergjegjesine e shkaterrimit te vendit , ne cuarrjen e ti tek kuota zero , me propaganden e “boseve te dollarit ” nga te cilet u frymezuat , nga propaganda e “komitetit te shpetimit kombetar ” , pra ish ballistet qe flisnin nga Greqia apo Jugosllavia me emrin “zeri i Amerikes “..!.. Frymezimin e treguat ne “ligjiratat ” tuaja per “aleatet ” qe punonin me mish e me shpirt qe vendi te zhvillohej , kur ju vidhnit . E ka permendur dhe ai agjenti i F.B.I.-se , se hetimet apo gjykimet nga shqiptaret eshte e veshtire te kryen , pasi dalin sekretet sepse jemi nje vend i vogel dhe me lidhje fisnore etj… Mos po pregatitet teren qe” aleatet”te na dergojne ndonje qeveri te gateshme , pasi nuk kane besim tek ne qe kemi partite {80 a me shume} me perberje “ish Marksiste -Leniniste “, qe kemi ne krye ish komuniste me pushtet , apo bij komunistesh nga me te rendesishmit ..!? Agjenti i F.B.I.-se duhet ta dije , pasi thote se eshte shqiptar , por pa na treguar pak “biografine “e tij .Mesa kam dijeni ambasadoret Amerikane kane luajtur nje rrol te madh ne drejtimin e vendit keta rreth 30 vjet , e bile mund te them “rol primar “, por cuditem si nuk ju paska rrene asgje ne sy per kete korrupsion , per kete degjenerim te pa shembellt te shoqerise shqiptare nga kreu kryesisht ?!.. Dicka e keqe po pregatitet ..!

  13. Sheleaura says:

    ministrja e drejtesis
    qenka nje vajze me gucim
    nje vajze e drjte
    du

    het te mos terhiqet nga drejtesia

  14. * says:

    zonja Gjonaj vazhdoni detyren dhe mos u smbrapsni nga kercenimet e krereve te opozites ,te cilet mundohen qe çeshtjet shteterore ti kthejne dhe ti japin kuptim personal.Kjo metode e krereve te opozites perdoret ne çdo rast kur atyre i zbulohen vjedhjet,dhe abuzimet qe kan kryer gjat ketyre viteve.ligji i barabarte per te gjithe.ligji te veproje pa meshir me zhvatsit e ketij populli fatkeq.

  15. vang says:

    Ate Vasilin qe ishte trimeruar aq shume ,edhe varur ta shoh ,nuk me dhimset.

  16. uskania says:

    Me që je kushërirë i Like Floririt, ti nuk duhet të kryesh detyrën, nuk duhet të prekësh hajdutët e LSI; kështu e mendon shtetin Mona Kokëmadhja. Merre me mend pas kujt shkojnë në protestë disa individë.

  17. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Kupola nuk preket, se perndryshe prishen ekuilibrat. Edhe ne politike ashtu si tek Mafia ekziston koncepti i ruajtjes se ekuilibrave pasi pa ekuilibra ka kaos dhe kaosi sjell konfikte me pasoja per te gjithe. Ekuilibrat ne boten e Mafies ruhen nepermjet marreveshjeve si ajo Luli-Rama, Rama-Meta e Meta-Luli. Gjithekush kerkon garanci nepermjet kontrollit te nje cope te pushtetit, kontroll qe ben te mundur ruajtjen e ekuilibrave. Reforma ne drejtesi e nisur nga te huajt po i jep nje pjese te kupoles rastin per te eleminuar nga tepsia pjesen qe konsiderohet “te vjetrit” dhe vendosjen e ekuilibrave te rinj. Berisha tashme luan nga prapaskena dhe qellimi i tij eksluziv nuk eshte pushteti por sigurimi i garancive qe as atij dhe familjes se tij nuk do ti ndodhe gje pas largimit nga tavolina e Kupoles, pasi te kete siguruar keto nuk do degjoni me as per berishen, as per zenin, as per giten e as per dhendrrin. Meta eshte problemi kryesor i Rames pasi Meta ka ambicie, talent dhe aftesi politike qe Rama nuk i zoteron. Meta ka aftesine dhe pacipesine te perdori cdo goditje mbi brez apo nen brez, cdo arme qe lejohet apo nuk lejohet per te arritur ne marreveshjen me te mire te mundeshme per te dhe deri me sot ia ka dale me sukses, ia ka dale me aq sukses te jete negociator i zoti perballe Rames saqe u be kryetar parlamenti dhe president, dhe kush, personi qe pas kapjes me bllok ne dore, e pas nje procesi gjyqesor ku u perfshi dhe vete berisha personalisht per ta mbrojtur. Ky Ilir Meta arriti te marre edhe dy postet e tjera te larta te shtetit qe i kishin mbetur pa marre, Presidentin dhe Kryetar Kuvendi. Pra Meta ne planin personal ka arritur me shume se kushdo politikan perfshire Berishen vete, ka qene ne krye te tre posteve me te larta te shtetit, KM, Kryetar Kuvendi dhe President pa llogaritur zv/KM, Min i Jashtem. Ndersa Luli nuk ka arritur akoma te krijoje peshen e tij politike, akoma sot pas kaq vitesh kryetar opozite pesha politike e Lulit llogaritet bashke me berishen ne kandarin e politikes pasi i vetem nuk do arrinte as te levizte shigjeten e kandarit. Luli ka zgjedhur metoden e pritjes per te ardhur ne pushtet apo thene ndryshe metoden e pritjes ti bien bolet demit apo te vdekjes se kundershtarit nga pleqeria. Sigurisht PD nuk mund te presi nga Luli te jete nje Berishe i dyte per nga karizma por te pakten te jete i afte te artikuloje vizionin e tij, te sjelli ne PD nepermjet prurjeve nje energji dhe nivel qe te jete te pakten mbi mesataren e mediokritetit, te jene te afte te bejne lufte politike ne parlament, te jene te gojes jo per te share po per te ofruar alternative dhe optimizem te bazuara mbi pune e studime dhe mbeshtetur mbi propozime konkrete gje qe deri tani nuk e kemi pare dhe gjasat jane qe me nivelin qe ka PD ne parlament as qe kemi per ta pare. Por gjithsesi eshte kumbari i tij ai qe e promovoi dhe vendosi ti japi nje vend ne tavolinen e kupoles se politikes shqiptare, pjeses tjeter nuk i ngelet vec ta pranoje e respektoje dhe ndoshta neser, kur te jete pjekur ca me shume mund ti besojne edhe drejtimin e qeverise.
    Sa per ata qe quhen popull, taksapagues apo votues ata do vazhdojne te sillen si ushtare te bindur te njerit klan apo klanit tjeter e do vazhojne ti ankohen njeri-tjetrit ne kafe qe nuk shtyhet keshtu. Si thone, populli popull mbetet.

  18. baxhella monika says:

    Po i vjen fundi monika baxhelles, prandaj dhe sulmon… tani nuk del me me biben sonila meco te na tregoj vilen e saj ne gjirin e lalzit dhe te na japi leksione per ushqimet e shampanjen e saj te preferuar!
    Do jete fitore e madhe ajo dite kur te perfundoni te gjithe pas hekurave te gjithe ju hajdtet e lsi e me pas saluiu me mafien e tij!
    Rrace baxhellash…

  19. çeço Selimi says:

    ME PELQEN KURAJOJA jUAJ, zNJ: mINISTRE ! Duhet thyer turiri i derrkucave ! Kjo ju ben me te forte ! Kercenimet dhe shantazhet Monikiane jane shashka qe sherbejne per te gjetur ngushellime per vehten e tyre ,pasi ata vete jane ne grahmat e fundit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje