“CEZ”, Balla: Dosja t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale, shqiptarët kanë humbur 419 mln euro

11 Shkurt 2019, 12:51Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe mos pushojë hetimet për çështjen CEZ.

Në një deklaratë për median Balla i bëj thirrje Prokurorisë që dosja CEZ t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet.

“Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ.

Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje ti vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet.

Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Klaajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit.

Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht”- tha Balla. (TemA)

9 komente në ““CEZ”, Balla: Dosja t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale, shqiptarët kanë humbur 419 mln euro”

  1. VERI says:

    A ke pare ndonje ndeshje tjeter nderkombetare me zonjen ore “bandill” , si ajo ne Spanje , QE NA LE ME “GOJE HAPUR “..!

  2. Kedi says:

    Hallall Vota e Shqipetareve ???

  3. Dritan says:

    Veprim, pa fjalë! Në vende të tjera autoritetet, së pari e vënë të dyshuarin në burg, pasi të marrin në pyetje. Ju flisni vetëm! Kjo do të thotë që nuk ka situatë serioze, vetëm akuzë boshe!

  4. Sokol says:

    Likja eshte zhytur deri ne gryke me Cez-in po aq sa familja Berishovic.

  5. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Nje shantazh i vogel qe tregon pa dashje se prokuroria eshte kthyer ne leve te pushtetit. Po ne Shqiperi, ngjarje apo deklarata qe jashte do konsideroheshin skandaloze, kalojne pa problem dhe thjesht kthehen ne objekt tifozlleku.

  6. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Nje shantazh i vogel qe tregon pa dashje se prokuroria eshte kthyer ne leve te pushtetit. Po ne Shqiperi, ngjarje apo deklarata qe jashte do konsideroheshin skandaloze, kalojne pa problem dhe thjesht kthehen ne objekt tifozlleku..

  7. don says:

    Gure ne traste dhe akuza boshe per gazete. Qeveria aktuale meqe shikon vjedhje ne dokumentacionin e CEZ duhet menjehere te depozitoje padi ne gjykate. Qeveria i ka letrat pra le ta beje akuzen. Fakti qe ende nuk ka akuze tregon se te gjitha qeverite vjedhin dhe nuk jane te interesuara te kapen hajdutet.

  8. Loni says:

    Po Damiani qe I fali 1 miliard? Do hetohet? Ska gje se e ben Basha me drejtesine e re.

  9. Vjola says:

    Te lumte Taulant , shkoini deri me fund .For a Shqiperia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje