Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka përshëndetur dhe uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa për suksesin e saj në ceremoninë e çmimeve Grammy.
Përmes një postimi të saj në ‘Instagram’, Bregu shprehet krenare për këngëtaren dhe fitoren e dy çmimeve të saj.
‘Urime çika jonë! Urime @dualipa!!! Krenare për ty që i prezanton këtë histori suksesi gjithë botës. Artistja jonë fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo dhe në kategorinë “Artistja e re më e mirë’, shkruan Majlinda Bregu.
Kujtojmë që Bregu është shpërngulur në Sarajevë, që kur mori detyrën e re.
Sa pordhac qe jan shqiptaret mer.
Nji e dy e ..”krenar”..
Kush rri perpjet “krenar”.,koklart..i ngref…?
Dihet se kush.
Hajdar Manall Hajdari
Po cfare cike moj Linda, kur u lexua emri, nuk tha shqiptarja Dua Lipa por anglezja Dua Lipa. VK i thone kesaj pune