FOTOT: Artisti që "pikturon" qiellin gjatë natës

13 Shkurt 2019, 10:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Artisti që "pikturon" qiellin gjatë natës

Artisti Russell Klimas e ndriçon qiellin e Kolorados së Shteteve të Bashkuara gjatë natës, duke ilustruar figura të ndryshme me dron.

Objekte të ndryshme si personazhi i famshëm Pikachu, emblema e Batman, apo një kub me linja shumë të drejta, janë disa prej punimeve të tij.

Nëpërmjet një aparati me drita LED që e ka lidhur tek droni, artisti krijon vijat e shndritshme në qiellin e errët.

Me ndihmën e Google Maps dhe aplikacionit Litchi, ndihmohet që të kalojë fluturaken nëpër drejtimet e duhura dhe gjithçka të regjistrojë në kohë reale.

“Jam munduar që të krijoj figura në mënyrë manuale, por ishte e gjatë dhe e mundimshme, në këtë formë është shumë më e lehtë” ka thënë Klimas për realizimet mbresëlënëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje