Policia ekzekuton me breshëri plumbash reperin e njohur

13 Shkurt 2019, 08:45Lifestyle TEMA
Policia ekzekuton me breshëri plumbash reperin e njohur

Një reper 21 vjeçar nga Kalifornia u qëllua për vdekje nga gjashtë policë në Taco Bell gjatë fundjavës, ndërsa ishte ulur brenda makinës së tij, ku thuhej se ishte duke fjetur, shkruan The Guardian.

Willie McCoy, reperi i njohur si Willie Bo me grupin FBG, kishte parkuar Mercedesin e tij të argjendtë pranë një restoranti rreth orës 10:36 të së shtunës.

Një nga punonjësit e restoranteve i bëri thirrje policisë dhe raportoi, se një burrë duket se u rrëzua pranë lokalit të tyre, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp nga Departamenti i Policisë Vallejo.

Pas mbërritjes në Taco Bell në 974 Admiral Callaghan Lane, dy oficerë iu afruan automjetit dhe vërejtën se shoferi nuk reagonte dhe kishte një pistoletë në prehrin e tij.

Në atë moment oficerët nuk u përpoqën ta zgjonin shoferin dhe të prisnin oficerët shtesë, që të vinin në vendin e ngjarjes.

Kushëriri i McCoy, David Harrison, ndau një video në Facebook pas vrasjes.

“Ju nuk mund të na mbytni vetëm në rrugë si ky rast,” tha Harrison.

“Kushëriri im ishte në gjumë, në makinë dhe ata e qëlluan atë … 20 … herë”.

Fotot e automjetit të McCoy-së tregojnë së paku 16 vrima plumbash në xhamin e tij.

3 komente në “Policia ekzekuton me breshëri plumbash reperin e njohur”

  1. Njutoni says:

    Edi Rama duhet t bej nje marrveshje Me US per te “marr hua” ca si kta policat ktu qe te “mbajn rregullin” gjat protestave te PDse.
    Do kemi protesta shembullore.
    Tamam si manifestimet popullore entusiaste te popullit ne bulevard per 1 Maj n koh t Dull Komandantit do duken.
    Populli i lumtur brohoret per qeverin dhe arritjet e saj “nga fitorja ne fitorje”

    1. ben says:

      Njutoni-nuk kemi nevoje per polecat amerikane per te bere ate punen qe thoni juve. Kemi Saliun ne qe te vret ne mes te dites edhe kur je duke shkuar ne punen tende. Sala me siguri duhet te jete “trajnuar” nga e njejta shkoklle qe ka trajnuar keta policet amerikane.

  2. rroku says:

    Keshtu behet shtet…. Paska qene i pa fajshem por armen perse e mbante….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje