Horrori: Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë dhe lë gruan brenda

14 Shkurt 2019, 19:36Lifestyle TEMA
Horrori: Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë dhe

Një grua e dehur u mbyt, pasi burri i saj qëllimisht i mbylli kapakun e jacuzzi-t  me ujë të nxehtë.

Eric Huska, 58 vjeç, u arrestua të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij Wheeling, Illinois dhe akuzohet për vdekjen e bashkëshortes së tij  57-vjeçare.

Përpara se të ndodhte ngjarja çifti ka qenë duke pirë alkool.

“Për fat të keq, Laura, vdiq. Alkooli dhe jacuzzi me ujë të nxehtë i ka marrë jetën asaj”, tha zëvendësdrejtori i policisë, Todd Wolf, për Chicago Tribune.

Policia më vonë lëshoi ​​në deklaratë lidhur me vdekjen e Laura Huska, e cila u kap në kamerat që ishin instaluar jashtë shtëpisë së tyre.

Në video dukej qartë se sesi Eric ka mbyllur kapakun e jacuzzi-t  ku ishte gruaja e tij.

Edhe pse Laura bëri disa përpjekje për të dalë nga aty, e kishte të pamundur ka thënë, Walf.

Nuk dihenn ende shkaqet se pse Erik mbyti bashkëshorten e tij.

Në rrjetin social Facebook, ata duken një çift i lumtur dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte, ka thënë policia.

3 komente në “Horrori: Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë dhe lë gruan brenda”

  1. grate tiranse says:

    kafshe , ketu ne USA ndodhin cudira nga me makabret, jane te deur nga e mira se nuk u mungon asgje.

  2. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Ketu ne Shqiperia ndodhin cmendurira nga me te larmishme. Megjith kjo teme eshte nje reklame tjeter per te gjithe burrat qe jane ne pritje per ti zgjidhur mosmarveshjet e tyre.

  3. 123 says:

    Nganjehere te cajne dhe trapin, dhe nganjehre te shkurtojne jeten nga te carat e trapit, dhe keshtu, nganjehere e meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje