Nga Enver Robelli*
Në gjuhën angleze (dhe gjuhë të tjera që huazojnë nga anglishtja) njihet fjala «Stalker». Çka është «Stalkeri»? Një burrë që nuk e lë rehat një grua, duke i bërë presion, duke i dërguar mesazhe, duke i përcjellë lëvizjet e saj. Krejt këtë terror psikik «Stalkeri» në të shumtën e rasteve e bën për t’i shprehur dashurinë gruas, e cila nuk e honeps fare. Ka edhe raste të kundërta: gra të verbuara nga dashuria apo të shtyra nga ndonjë ndjenjë hakmarrëse gjejnë viktimën e tyre burrë dhe e terrorizojnë. Në shtetet perëndimore viktimat e «Stalkingut» mund t’i drejtohen policisë dhe të kërkojnë ndihmë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë i ngjajnë një viktime të «Stalkingut» që ushtrohet nga ana e politikanëve shqiptarë. Sot dashuri i paskësh shpallur Amerikës vetë Lulzim Basha. Ambasada amerikane në Tiranë u prononcua kundër «djegies së mandateve» parlamentare, një kërcënim që pasoi pas demonstratës opozitare të së shtunës, e cila nuk e arriti efektin e pritur.
Basha citohet të këtë thënë: «Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’ua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe».
Amerika si frymëzim për Lulzim Bashën? Cila Amerikë? Ajo e ligjeve apo ajo e xhunglës? A kemi të bëjmë me atë Bashën që nuk ka biografi politike pa skandale? Sidoqoftë, ja edhe një dashnor i Amerikës.
Një dashnor i këtij kalibri si i Bashës po defilon nëpër mediat kosovare prej ditësh. Emri i tij: Kadri Veseli. I paguximshëm për të mbajtur qëndrim të qartë në lidhje me idenë e shefit të tij për ndryshimin e kufijve, i gatshëm për të dhënë deklarata të dykuptimshme, shpesh pa sens gjuhësor, Veseli po përpiqet të pozicionohet si dashnor i madh i Amerikës, natyrisht duke ia hedhur Ramush Haradinajt, i cili me kokëfortësi po refuzon heqjen e tarifave ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe (dhe boshnjake).
«Nuk mbrohet Kosova dhe sovraniteti i saj duke injoruar Amerikën dhe interesat e saj strategjike në rajon», thotë Veseli. Për të tingëlluar më bindshëm ai shton: «Ju flas si kryetar i Kuvendit të Kosovës, si njeri që kam komunikim permanent me instancat e larta të politikës amerikane». Kështu flet politikani që as në Lutjet e Mëngjesit në Washington nuk ishte.
Pas tendencës për të goditur Ramush Haradinajn fshihet dëshpërimi i krerëve të PDK-së se nuk po arrijnë ta përdorin kryeministrin si «idiot të dobishëm» për planet e tyre për rrudhjen e Kosovës. Përballë kësaj dashurie të hatashme për Amerikën, assesi nuk dëshiron të mbetet prapa as Haradinaj. Edhe ky me fjalë e me vullnet të çeliktë ka thënë se e do Amerikën shumë.
Është lodhur Amerika nga kjo dashuri e politikanëve shqiptarë. Sepse kjo nuk është kurrfarë dashurie. Sepse Amerikën e sundimit të ligjit nuk mund ta duan ata që keqpërdorin ligje, ata që nuk i njohin shumicën e gati 90 zëvendësministrave dhe mezi i numërojnë mbi 20 ministrat e kabinetit.
Si mund të flasësh për dashuri për Amerikën e të rritësh numrin e të punësuarve në zyrën e kryeministrit për 32 persona? Sikur nuk mjaftuan brigadat e zëvendësministrave, ministrave e këshilltarëve, andaj këtyre iu shtuan edhe koordinatorët nacionalë.
Poste imagjinare për të harxhuar buxhetin. Mos të flasim për nepotizmin e paparë, për punësimin e militantëve në ndërmarrjet publike dhe marrëzi të tjera. Megjithatë, këta e duan Amerikën. Janë dashnorë të mërzitshëm. Janë «Stalkerë». Për dashnorë të tillë nuk ka nevojë askush, as Amerika.
Si mund ta duan Amerikën politikanë që lejojnë fryrjen e listave të veteranëve për arsye elektorale dhe prokurorin që përpilon aktakuzë kundër vjedhësve potencialë e quajnë «hajn» e «pishpirik»?
Titulli origjinal: Dashnorët e mërzitshëm dhe të rrejshëm të Amerikës
Si dashnore e Amerikut… po. Shkon.
Si daashnore
Shembullore
Lule Basha
Bën gojore.
Ca bohet mi jahu, ky
Dashnor i Amerikes/Hollandez/Serbise etj
Rama, dashnor i Erdoganit e Serbise
Meta, i Putanit dhe Greqise
–
Shqyptare, o dashnore te nderkombetareve …shkerd hym nga t’gjtha ant…
N q se nga sondazhet opozita kishte arritur para nje muaji deri ne 28 % te elektoratit, sot eshte vetem 18 % .
Dhe kjo vetem nga veprimet e halabakerise qe bejne, nderkohe qe ne shume vende te botes , e djathta njihet si parti me nivel te larte, me nivel atistokracie
Basha se bashku me aleatet se perkrahja e kesaj qeverie nga nderkombetaret eshte zgjidhja midis te keqes dhe extremely bad ne anen tjeter ( opozita) !!!!Djalli Berisha vjen verdalle ne saje te ketij kryeminisri frikacak!!!!
“Yes, he is a son of a bitch, but he is our son of a bitch.”
Sipas kesaj formule magjike mund te besh prapesi sa te duash, per sa kohe je dashnor i tyre.
bastardet e shqiperise ,,ne litar
SPIUNET KANË MARE DETYRË TË DJEGIN SHQIPËRINË DHE ZORRAXHINJTE PER 2O00 LEK DJEGIN ATDHEUN QË TË JETOJNË VETËM SPIUNET. KUSH NGRE DORË MBI ATDHEUN ËSHTË TRADHRTAR
luli ashte dashnor i sali97
ANTIAMERIKANET E ANTIEVROPIANET ME TE KEQINJ…. !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerika dhe BE nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane e proevropiane me fjale e antiamerikanet e antievropiane mr veprime.
A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se dhe ambasadores se BE-se Romana Vllahutin ?
A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Blendi Koran Toptani, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jeruzalemit !
Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antievropiane te thekur !
Si mund te jene proamerikanee proevropiane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten 13 here Atdheun e vet ne 27 vjet.
Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne e BE-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdoves sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Keida Mehmeti, Monika Kryemadhi, Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…Blendi Fevziu e co.
Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
Ndaj te mendojme, te punojme e te
From: Alban Dega
Date: July 5, 2018 at 8:13:50 PM EDT
Shqiperia ka kushtetute .
Kerkesa per qeveri teknike ose tranzitore eshte antikushtetuese.
Nuk eshte parashikuar ne as nje rast.
Cesht kjo qeveri e pa votuar dhe e pa besuar nga populli.
Cfar detyre dhe programi ka. dhe ku jan parashikuar funksionet ne cilen ligj ose nen kushtetute
Sa do zgjase qeverisja dhe ku eshte parashikuar.
Po nese ka ngjarje te jashtzakonshme si i zgjidh dhe cfar pergjegjesie ka
Ku e ben betimin
si ndahen portofolet
Etj,etj etj.
Kjo eshte shkelje kushtetute e paster
Demostratat me dhun nuk i organizon Partia qe pretendon pushtetin por shoqatat