Përkujtohet 7-vjetori i rënies së kapitenit Feti Vogli, nderohet edhe në Kabul. Xhaçka: Përkulem para veprës së tij sublime

20 Shkurt 2019, 11:33Kronika TEMA
Përkujtohet 7-vjetori i rënies së kapitenit Feti Vogli, nderohet

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka kujtuar sot 7-vjetorin e rënies së kapiten Feti Voglit.

‘Përulem me respekt para veprës sublime dhe trimërisë së “Dëshmorit të Atdheut” kapiten  FetiVogli, i cili prej 7 vitesh tashmë i mungon familjes, @FA_Shqiptare dhe kombit.

Në 7-vjetorin e rënies, kapiten Feti Vogli nderohet edhe në Kabul, në memorialin kushtuar të rënëve’, shkruan Xhaçka.

Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të 2012-ës gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peci, i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve.

1 komente në “Përkujtohet 7-vjetori i rënies së kapitenit Feti Vogli, nderohet edhe në Kabul. Xhaçka: Përkulem para veprës së tij sublime”

  1. IVONI says:

    .. RINIA JONE TE LUFTOJE PER ATDHEUN E SHEJNTE ..! PREHU I QETE DJALOSH , S`KISHE FAJ TI ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje