Policia në Hubei të Kinës, është duke bërë hetime për një baba, që e tërhoqi me veturë të birin e ulur mbi gomë, nëpër rrugën e mbuluar nga bora.
Babë e bir thanë se ata po luanin sëbashku pasi në qytetin e tyre bie shumë rrallë borë.
“Situata nuk ka dalë prej kontrollit, por fëmija u la jashtë çdo sigurie, ndërsa babi drejtonte makinën me shpejtësi” thuhet në raportin policor. (TemA)