Departamenti i Shtetit telefonon Bashën dhe Kryemadhin: Po pengoni reformat, mos dorëzoni mandatet dhe dënoni dhunën e ushtruar ndaj institucioneve

21 Shkurt 2019, 16:25Politika TEMA

Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se zv.ndihmës sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.

Zoti Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si zotit Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

18 komente në “Departamenti i Shtetit telefonon Bashën dhe Kryemadhin: Po pengoni reformat, mos dorëzoni mandatet dhe dënoni dhunën e ushtruar ndaj institucioneve”

  1. Life is game says:

    O Lul!
    Po ti na the qe po lufton per Ameriken?
    Ca kane keta DASH me ty dhe Monen?
    Cfare “mosmirenjohsish?

  2. Mashkullori says:

    Keta te opozites nuk qenkan mushka,por qenkan gomere,sepse po te ishin mushka,do e KUPTONIN se cfare “drush” ju ka dhene keto dite SHBA dhe BE.Vetem gomeret qe nuk jane mushka,nuk kuptojne dhe ju duhen “dru te tjera”…

  3. Aspirantja says:

    nuk i kane dorezuar ata jo. e bene me qellim qe tetrembin nderkombetaret dhe Ramen. po ashtu per tu matur pulsin dhe mbeshtetesve te vete. shikoni .
    shikoni kur tu thone votuesit nuk donin qe ne te dorzonim mandated dhe ne do i mbajme.
    Haha.

    1. Komentuesi says:

      Jame ne nje mendje me komentin ASPIRANTJA,se pretendimi per djegien e manateve eshte nje matje pusi per elektoratin dhe nderkombetaret.Edhe une kame mednim se do kthehen perseri ne parlament pasi nuk kane ku te shkojndhe nuk u del shpirti pa qene nje çik deputet.Ata plasin per karjere.

  4. PASHTRIKU says:

    Me ke foli ky Palmeri me Monen qe eshte e gjitha plagjature si dhe Basha qe sot trogoi qe jo vetem aritmetike nuk di, energjine e mat me litra por edhe vesh muzike nuk kishte. E degjuat si e pelliste Himnin Kombetar??!!
    Ai vici do na drejtoje neve??!!

    Lul shko bli ate Giletin e ri qe ka dale. Ka 10 tehe dhe ta rru pa dhimje

  5. Tironci says:

    “ Tashti spo morrim vesh:- A kupto kjo Amerika,qe Lulja me Morren po luftojn edhe per to “,se kshtu sikur than !!??.Mos i boni temeno ktyne kurvave politike qe per kaq vjet u pasurun me lec e me bec ne kurriz te popullit.Tashti pa mandat,drejtesia e ka akoma me te lehte punen.Sdo ket mo procedura jo po ti heqin imunitetin etj etj.Do na bi veshi rehat nga kto mortje,ku ne vendin ku arsyeja,llogjika dhe atdhetaria per ta bo me mire ate ven,derdhej lume injorance nga hajdutet e vrasesit e atij veni me Saliun ne krye.Prit kur bytha ti bej pse pse,do dalin duke therrit Fitore.

  6. kadri andi says:


    u bo i bezdishmen ene ky DASH shehi…

  7. Flutura says:

    Cccccc flet Departamenti Amerikan i Shtetit me Nonika injoranten….cfare populli jemi ne!
    Edhe Lenka e shkrete ka qene me lart se Monika.

  8. Konica USA says:

    Aldo Bumci pelliste ne nje studio para do ditesh, duke thene se ka thene zeri i amerikes, po tani o bumc karagjozi kush e tha, i ka tredhur Saliu te gjithe, nga koqet dhe nga trute, jane kthyer na dele.

  9. Mihali says:

    Dorzimi i mandateve është veprimi i duhur për tu larguar këto flliqësira të kombit Shqiptar,këta kriminel të regjur dhe anti Shqiptar të pa turpshëm.Të qëndrojnë sa më largë Parlamentit.
    Populli t’i ket parasysh edhe për herë të tjera.

  10. Visi says:

    Se kuptoi pse DASH i tel ketyre r.q, pse si fut ne listen e zeze, ti arrestoin, sekuestrojne pasurine , si eshte vepruar me cdo organizat terroriste , se perfaqesues te popullit keta ganibale nuk jane,

  11. Bert says:

    Pune e modhe fort,Lulin dhe Monen i telefonon edhe Sala.

  12. lagja.brrakes says:

    E ku e dini ju ca i than amerikonet

  13. Sali kerma says:

    Basha dhe Moni ngaterrojne DASH-in e Amerikes me Dashin e Brrylit

  14. Engjelli says:

    Keta te D A SH- it, jane konsultuar me z Z Qarrin, para se te bejne te tilla telefonata idiote?

  15. Bibilenjet says:

    Zoti PALMER! Ju e dini me mire se ne,por opozita e bene kete veprim antidemokratik se nuk duan reformen ne drejtesi.Kane bere krime te medha prandaj duant’i shpetoje drejtesise.

  16. Dardan says:

    Kush e pjerdh nje zevendes ndihmes te Departamenti te Shtetit Amerikan, kur per kete aventure poliagjenturore ruse-serbe duhej t fliste vete Presidenti Trump?! Duket se trump ia ka lene ne dore Shqiperine Skenderbeut Berisha !

  17. Tironci Venaliu says:

    Ene DASH-i Havase kundra. Bo bo can bone mer Daku. Ahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje