Protesta, ish ministri i LSI: Ambasadat nuk denoncuan dhunën e qeverisë, kur kërcet pushka është vonë

21 Shkurt 2019, 14:44Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani selumoln në emë rtë partisë së tij ambasadat kryesore të akredituara në Shqipëri.

Teksa përmend dhunën e ushtruar sipas tij nga qeveria, përmes poolicisë, Gardës, bllokimit të telefonisë, Manjani thotë se përse ambasadat nuk e denoncuan.

Sipas Manjanit, kur kërcet pushka është vonë nuk ka më asnjë kuptim denoncimi.

Postimi i Manjanit:

Sa për saktësim.

Protesta e sotme ishte e DHUNSHME!

Policë të acaruar që kishin humbur çdo komunikim njerëzor ishin gjithandej.

Roje private te sigurisë kyçnin dyert e bisnesve e bankave se kishte urdhëruar policia.

Njoftime mediatike e statuse gazetarësh me porosi nga policia për fuqinë e madhe të lendëve helmuese që zotëronte policia, e gatshme për ti hedhur njerëzve.

Bllokim rrugësh kombëtare dhe gjoba pa shkak ndaj shoferëve të mjeteve të transportit masiv drejt Tiranës.

Tela me gjëmba e gardhe të sajuara në parlament e kryeministri.

Blinda policie të parkuara buzë rrugëve kryesore rreth Bulevardit.

Ushtarë të gardës me maska nëpër tarraca.

Dhe bllokimi i valëve të telefonisë, pronë publike kjo, me urdhër privat!

E për çfarë gjithë kjo dhunë?! Se dorëzoi Opozita mandatet!

E gjithë kjo dhunë nuk denoncohet nga asnjë ambasadë…

As dëmtimi i pasurisë publike (valët e komunikimit) nuk denoncohet…

Po nuk u denoncua kjo lloj dhune, kur kërcet pushka është vonë. Ska më kuptim denoncimi…

13 komente në “Protesta, ish ministri i LSI: Ambasadat nuk denoncuan dhunën e qeverisë, kur kërcet pushka është vonë”

    1. gjithashtu malok says:

      hahahah keto psheretimat e manjanit me pelqyen Shum.

      xhaxhi ambasadori, thuji xhaxhi policit qe mos ti veje gjob shoferave…….. hahaha
      keta jane ata qe do merrnin zvarre, te gjatin, bashke me 1milion votuesit e tij.

  1. Antikorupsioni says:

    Nuk ke faj ti o snob fashist
    Fajin e ka ai pisi Rama qe nuk k jep gaz vetingut e te perfundoni te gjithe ne burg bashke me shefin tuaj, Ilir floririn

  2. Student says:

    O timi me palle qe ben gam gam pse nuk dole ne balle pa e pyetur faktorin nderkombetar me qe je aq mendje ndritur e trim haleje? Tashme nuk dihet se c do tju beje te ndiqeni nga pas. Dhe trimi sali i hengri fjalet e veta e denoncon se aya qe ka thene nuk duhet ti merrni per te verteta se jane thenie prej te marri . Po ti je krejt koqe

  3. timo says:

    Mbete tërë kohen karagjoz o i shkretë. Bëhu një herë serioz.

  4. TR says:

    TI HKO MERRU ME HALLET QE KE NE PROKUROI . ZAGARET LSI ,NUK I KA MBETUR MORAL PER TE SHITUR .

  5. demokracia ka lind ne vicidol says:

    cfare kerkoje ti qe te prisnin me ceremoni mbas dhunes se kokpalareve te sali97

  6. Sali kerma says:

    Jam nga ata qe mendojne se Rama e ka qelb dhe duhet te iki por ti je nje rrot kari!

  7. JARI says:

    Hajde bylyk hajde,ne burg ti bashke me shoke

  8. tekniku says:

    Krenaria e budallenjve te drejtorise se doganave.Nuk mbeti njeri pa tallur by…. me kete trap.

  9. Grand says:

    Thjeshte bq! Pengese per Shqiperine!
    I lindur shkerdhat, mik i Eskobarit shqiptar! I pandershem! I mjere si qytetar qe ka qene minister i Shqiperise madheshtore!

  10. qazim says:

    Foli prape ky idioti.Na eshte bere si Enveri,do flase per cdo gje e skupton se mendja e tije e vogel e ben si Shabon Qosja.

  11. Spss says:

    Një pyetje kisha për redaksinë e gazetës:
    Kujt i duhet të dijë se çfarë thotë ky i pafytyrë që për fatkeqësinë e këtij populli arriti të bëhej edhe ministër, ndonëse nuk ka kapacitet për të qenë as brigadier.
    Le të llomotisë sa të dojë me miqtë e tij në facebook, por kur ju i botoni budallallëqet e tij, atij i rriten veshët dhe shton dozën e budallallëkut aq sa lexuesit i vjen për të vjellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje