INTERVISTA/ Tubimi i opozitës, reagon Rama: Qytetarët në anën time, pas protestës, pushteti i vjetër

21 Shkurt 2019, 13:52Politika TEMA

Nga Marco Ventura

Çfarë proteste nga populli! Këtu nuk jemi përballë jelekëve të verdhë ose studentëve, sindikatave apo forcave të tjera shoqërore. 

Kjo është protesta e organizuar e establishmentit të 5 vjetëve e gjysmë më parë që është larguar nga zemërimi i popullit me një milion vota. Më bën përshtypje që mediat italiane i kanë dhënë kaq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës në të cilin është nxitur dhuna në mënyrë të padëgjuar “. 

Edi Rama, 54 vjeç, socialist, kryeministër shqiptar që nga viti 2013, është duke u përgatitur për një ditë tjetër pasioni. Majtas dhe djathtas, opozita ka premtuar të sjellë mijëra njerëz në shesh. Të shtunën, demonstruesit pothuajse arritën të hyjnë në ndërtesën e qeverisë.

“Italianët duhet ta dinë se thjesht jemi në prag të zgjedhjeve administrative”, thotë Rama me një italishte të përsosur. “Opozita është shumë prapa në sondazhe, e di se do humbasë në pothuajse çdo qytet dhe do që unë të jap dorëheqjen.”

Por sheshi do jetë plot. Çfarë udhëzimesh i keni dhënë policisë?

“E çfarë duhet për të mbledhur 10-15 mijë njerëz në një vend që, edhe pse i vogël, ka 4.2 milion banorë? Unë nuk jap udhëzime, unë nuk jam kreu i policisë apo ministri i brendshëm, nuk më takon mua të organizoj sipas ligjit mbrojtjen e kufijve ligjorë të një manifestimi. Policia ishte fantastike të shtunën dhe nuk pati asnjë të plagosur në mesin e demonstruesve në një vend ku, shumë vite më parë, në vitin 2011, katër demonstrues u vranë në rrugë duke qëlluar nga dritaret e pallatit…”

Po i referoheni kohës kur Lulzim Basha, kreu i partisë demokratike të qendrës së djathtë, ishte Ministër i Brendshëm? 
“Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, qoftë edhe gjuha e gjyshes time që kishte origjinë italiane.”

Opozita ka braktisur Parlamentin. Si do vazhdohet?

“Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar nëpër një fazë të re të një opozite ndryshe që tani është në qeveri, por kurrë nuk kam dëgjuar që të ketë kërcënuar me djegien e mandateve parlamentare”.

Sali Berisha, lider historik i PD-së, akuza për mashtrime elektorale … 
“Para zgjedhjeve të një viti e gjysmë më parë, megjithëse kishim shumicën, pranuam një kompromis, në të cilin gjysma e qeverisë duke përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme i shkoi opozitës, plus 35 mijë vëzhgues u ndanë gjysmë për gjysmë mes shumicës dhe opozitës. E cila ka bashkënëshkruar rezultatet pa asnjë kundërshti.

Opozita flet për rreth 20 përqind të votave të falsifikuara…? 

“OSBE-ja legjitimoi plotësisht rezultatet si fryt i zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe kundërshtarët tanë nuk i janë kundërvënë asgjëje deri në tetor, kur filloi beteja për udhëheqjen në partinë e tyre. OSBE-ja vetëm ka rekomanduar që të bëhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin, ne e kemi ftuar opozitën ta shkruajë dhe ne do ta kishim miratuar. Në vend të kësaj, kanë braktisur Parlamentin prej 6 muajsh. Janë ata që thonë se me Edi Ramën nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të krijuar një qeveri tranzitore. Do të ishte njësoj sikur t’i kërkoje Juventusit, meqë është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët e jo trajneri i tij, dhe që të zbresë në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon!”

Ju mos jeni juventin? 
“Po… Qeveritë tranzitore krijohen kur ka një problem përfaqësimi, ndërsa ne e kemi të vetëm mazhorancën absolute dhe jemi përpara në të gjitha sondazhet. Nuk është një lojë, ne nuk kemi vetëm të drejtën, por edhe detyrimin për të përfaqësuar dëshirat e votuesve. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021. ”

Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?
“Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë bërë thirrje opozitës që t’i nënshtrohet parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të së ardhmes së Shqipërisë”.

Berisha pretendon se ju do përfundoni keq…
“Gjithashtu thotë se mënyra e vetme për të më larguar është një plumb ballit, por nuk dua të komentoj. Pastaj, Shqipëria në ditët e Berishës ishte në flakë. Ai vetëm do të pengojë reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 gjyqtarët e korruptuar që kemi larguar.”
Ju akuzojnë për përfshirje me narkotrafikun… 
“Fjalë të forta që Shqipëria nuk i meriton, ne kemi trashëguar një problem shumë serioz të rritjes së kanabisit dhe trafikimit të mariuanës, dhe ne e sulmuam atë. Guardia di Finanza, nën ombrellën e BE-së, kryen mbikëqyrjen ajrore mbi plantacionet dhe raportet e fundit konfirmojnë atë që po ju them.”

Probleme me qeverinë italiane?
“Kurrë dhe kurrë. Qeveritë italiane të së djathtës kanë punuar gjithmonë në mënyrë fantastike me qeveritë shqiptare të së majtës dhe anasjelltas. Në Shqipëri, më shumë se 20 mijë italianë bëjnë biznes, punojnë, dhe studiojnë. Dhe në Itali ka qindra mijëra shqiptarë.”

Nuk ka rrezik që me degjenerimin e situatës, të fillojë eksodi drejt Italisë?
“Jo! Jo! Kjo është vetëm një revoltë e pallatit, e politikës së atyre që janë përzënë dhe ëndërrojnë të pamundurën. Domethënë, të kthehen në qeveri pa kaluar në votim.” ilmessaggero (Përktheu për gazetën “TemA”, Kebriona Veliaj)

14 komente në “INTERVISTA/ Tubimi i opozitës, reagon Rama: Qytetarët në anën time, pas protestës, pushteti i vjetër”

  1. XHAMADANI says:

    Berisha ngordhi.Shqipëria është me Amerikën dhe jo me Rusin .Muna dhe Lulushi, të bëhen me kë të duan .
    Ata përshesh hanë . ????????????

    1. Vija -Vija says:

      Propoganda e Meros ne sherbim te Rames po ben xhirron e rradhes. Nderkohe klika 4 tshe kriminale ben humor me tufe bagetine ose ndryshe te ashtuquajtur Shqiptare.

    1. Toti says:

      ?
      Fiks Ali komiku

  2. Amy says:

    ESHTE FIKS SIC I KOMENTON RAMA, ATA DUAN PUSHTET PA PYETUR POPULLIN SE KUJT JA JEP VOTEN, E DINE QE JANE TE HUMBUR DHE DORZUAN EDHE MANDATET, BENE SHUME MIRE, CA KRIMINELE DHE PLERHA ME PAK TE SHIKOJME,

  3. shqiptari i ilirise says:

    Pa asnjë dyshim që është kjo e vërteta!

  4. rumpallhana e ripjelljes says:

    Qesharak nastradin i pashembullt, roli i gaztorit do ti shkonte per shtat lek ka vjedh boll keshtu qe te na beje per te qeshur falas. Ik o plere

  5. Lond says:

    Ti me nofken ripjellja zbrit nga pema, bohu njeri or te shkerdhefsha ku ti kesh se nga ju byth qirat po e vuajm ne te tjeret.

  6. Shqiptar says:

    Po mire mor” rumpallhanja e ripjelljes”, mund ti thuash gjithcka Rames,po se paku ky nuk vrau njerez sic beri Birisha yt…!

  7. Uo says:

    Ec plako…bastardet vdiqen me spakun…

  8. landi says:

    Zgjidh problemet o hajdut me fal kryehajdut. Populli te zgjodhi per te zgjidhur hallet jo per ti shtuar ato. Shkeputu nga oligarket ndalo koncensionet,PPP-te vjedhjet.

  9. Koba says:

    Jo Qesharak Po Kriminel qe duhet lidhur sa ma pare,Pa hyre ky Behar!!!

  10. Redi says:

    Rama ik.Vendi yne ka nevoje per nje drejtues si Ditmir Bushati qe perfaqeson si jugun por dhe veriun dhe qe eshte i pranueshem per vendin dhe boten.Kaha juaj ka skaduar,E kthyet tiranen katrahur duke ua nderruar destinacjonin parkingjeve nentokesore duke marre para dhe duke u dhene leje shfrytezimi per lokale etj,plus duke ndertuar ne cdo lulishte gjithandej dhe duke e kthyer tiranen ne nje katrahur bashke me erjon veline.Ato 10-15 miliard euro apo me shume te ardhura nga remitancat dhe taksat,ju i keni perqendruar ne 10 duar oligarkesh qe pastrojne parate e hollandes,anglise,italise etj,dhe e keni kthyer vendin tone ne vend te pabanueshem.Rama ik,dhe vendi te drejtohet nga nje socialist si Bushati.Ju,basha,erjoni,monika,iliri,saliu,duhet te pergjigjeni per te gjitha keto te zeza qe e kane kapluar vendin tone

  11. nardi says:

    qente le te lehin karvani shkon perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje