VIDEO/ Bashkia e Kamzës, e gjitha në protestë: Certifikatat i lëshon... roja

21 Shkurt 2019, 15:41Politika TEMA

Të enjten e 21 shkurtit, Bashkia e Kamzës ishte e boshatisur nga punonjësit. Në orarin zyrtar të punës, pothuajse asnjë prej qytetarëve nuk arriti dot të merrte shërbim.

“Këtu janë zyra e Gjendjes Civile, sportelet bosh, bosh…bosh! Zyrat martesore, bosh; tatimtaksat, bosh; kadastra, financa, urbanistika, shërbimet…të gjitha bosh”.

Përgjigjen se ku ishin punonjësit e Bashkisë së Kamzës e japin qytetarët.

Për çfarë kishit ardhur sot këtu te bashkia?

– Për të kryer ndonjë punë, kështu me marrë ndonjë certifikatë

Nuk arritët dot ta merrnit?

– Pooo jo, nuk janë këtu, janë në protestë.

Bosh sot?

– S’ka pra, ku ta di unë, s’e di se pse.

“Për të paguar ujin, por s’kishte njeri. Asnjë, bosh, bosh”, tha një tjetër qytetar.

“Ku të kryejmë punë, këtu s’ka njeri”, tha një tjetër, i cili teksa u pyet se përse kishte ardhur, tha: Për të vulosur taksën e bashkisë që e derdha në bankë.

Mbaruat punë? S’ka asnjë këtu, asnjë?

– Asnjë! Hajd se vij një ditë tjetër, se e di që janë atje. Më ka rënë mendja prapa, s’ka gjë se vetëm me një fjalë…si të të them unë ty: Ishalla hiqet ai dhe vihet një tjetër…

2 komente në “VIDEO/ Bashkia e Kamzës, e gjitha në protestë: Certifikatat i lëshon… roja”

  1. Lemi says:

    Te pushohen nga puna te gjithe os perjashtim

  2. Peshkaguri says:

    Ministrija e Financave te marr filmimin dhe si ne cdo vend evropian te marri masat disiplinore duke e percjell ceshtjen ne prokurori dhe t’ju hiqet dita e punes sepse ka mundesi qe bashkia ti paguaj.Te shikojm se si punohet ne administraten e paguar nga populli,vetem ne shqiperi lihet vendi i punes se shtetit dhe shkohet si delet ne protest.jam shume kurioz per prokurorin se si do te veproj ndaj vjedhjeve te kesaj natyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje